E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat BerishaPa reformat vendimi sdo merrej sot

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka pershendetur me entuziazem vendimin e BE per heqjen e vizave ndaj shtetasve shqiptare. Sipas Berishes kjo dite historike shenon arritjen me te madhe per lirine dhe dinjitetin e shqiptareve qe pas renies se perdes se hekurt.

Dua te theksoj se ky eshte mesazhi me miqesor qe kombet e Evropes dhe qeverite e tyre ju dergojne shqiptareve ne 98 vjetorin e pavaresise se tyre. Ne do te kremtojme pavaresine me dinjitet me te madh se kurre. Ky vendim eshte urimi me i perzemert qe kombet e evropes ju dergojne qytetareve ne 20 vjetorin e shembjes se murit te Berlinit ne Tirane theksoi Berisha.

Sipas Berishes vendimi nuk do te merrej sot nese qeveria nuk do te bente reformat e kerkuara dhe do te luftonte korrupsionin e bandat kriminale. Shqiperia eshte nje vend i sigurt dhe ky eshte nje vendim krye e fund i merituar.
Ai shtoi se vendimi eshte kartolina me e bukur e jetes qe qytetaret shqiptare marrin per festat e fundvitit.

Kryeministri theksoi se me vendimin e sotem shqiptaret nuk do te jene me te ndare ndersa per te rinjte nuk do te kete me kufizime.
Vendimi shperblim per sakrificat tona kujtojme ata te rinj te rene ne kufi.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›