E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Gjipali Te sqarohen arsyet e vizites

Aktivisti Gledis Gjipali ka deklaruar se qytetaret shqiptare qe duan te udhetojne drejt vendeve te BE pas heqjes se vizave duhet te plotesojne disa kritere.

Duke folur ne emisionin Shqip ne Top Channel Gjipali ka sqaruar se pasagjeret shqiptare duhet te japin disa garanci financiare dhe te sqarojne motivin e vizites se tyre.

Duhet ti pergjigjemi policit kufitar per dokumentat dhe ceshtjet financiare. Per ata qe do intervistohen pyetja kryesore eshte Me cfare e siguroni qendrimin ne vendet e BE Nuk do te thote se duhet te kesh nje shume te caktuar per te kaluar kufirin por duhet te percaktohet qellimi i vizites ka deklaruar Gjipali.

Sipas tij udhetaret nuk do te kthehen mbrapsht nese ata do te kene vetem bileten e vajtjes por duhet te kene parasysh periudhen e qendrimit te lejuar qe eshte 90 dite.

90 dite mund te jete qendrimi maksimal ne zonen Schengen. Nuk do te kete kthime nese udhetari do kete vetem bileten e vajtjes mjafton qe ne raste te tilla te jepen detajet per viziten njerezit qe do takoje atje dhe gjendjen financiare ka shtuar Gjipali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›