Zgjidhen anetaret e KLD-se

Sipas formules se percaktuar u zgjodh nje gjyqtar i Gjykates se Larte Besnik Ymeraj i cili fitoi 170 vota perballe garuesit tjeter Aleksnder Muskaj qe mori 134 .
Nderkohe bindshem fitoi nga shkallet e para te gjyqesorit ish-kryetari i Gjykates se Krimeve te Renda zoti Dritan Hallunaj cili mori 258 vota duke u pasuar me fituesit gjyqtari i ceshtjeve civile te Tiranes Ilir Mustafaj 172 vota Tritan Hamitaj 171 vota dhe Flamur Kapllani 132 vota.
Gara mes 24 kandidateve ishte mjaft e forte duke sjelle ne votimet e para balotazh cka solli nje votim te dyte brenda dites.
Ne fakt konferenca gjyqesore ishte planifikuar te niste ne oret e para te mengjesit te kesaj te hene e ngarkuar me votime. Si fillim u hodh ne vote kandidimi i gjashte anetareve te Gjykates se Apelit i cili u refuzua nga gjyqtaret pasi apeli perfaqesohet ne Keshillin e Larte nga 3 gjyqtare te kesaj trupe.
Nderkohe kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj dha mesazhin e pavaresise se gjyqesorit.
Mandatet e pese fituesve te konferences gjyqesore kombetare do te verifikohen tashme nga Keshilli i Larte i Drejtesise.
Konferenca gjyqesore kishte 2 vjet qe kishte deshtuar te mblidhej cka solli edhe ngerc per plotesimin e vendeve vakant ne KLD. Shkak ishte si fillim rrezimi i ligjit te konferences nga Gjykata Kushtetuese ligj ky i cili sillte zgjedhjen e anetareve te KLD nga trupa gjyqesore jo drejtperdrejt nga te gjithe gjyqtaret por nga perfaqesuesit e atyre qe ishin zgjedhur neper konferenca rajonale.