E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat IES Te nise dialogu me Kosoven

Iniciativa Evropiane per Stabilizim IES ka prezantuar ne Berlin rekomandimin per fillimin e dialogut mes BE-se dhe Kosoves per heqjen e vizave.

Duam te influencojme tek Brukseli ne menyre qe Kosova te mos trajtohet ndryshe nga vendet e tjera te Ballkanit perendimor ka deklaruar Besa Shahini analiste dhe nje nga hartueset e ketij dokumenti.

Ajo ka nenvizuar se ndersa qytetaret e vendeve te tjera te rajonit kane te drejte te levizin te lire ne hapesiren Schengen Kosova ende nuk e ka nje dokument zyrtar qe do ta drejtonte ne kete proces.

Edhe pse Keshilli i Ministrave te BE-se e ka dhene qe ne dhjetor te vitit te kaluar driten jeshile per fillimin e dialogut per procesin e liberalizimit te vizave Komisioni ende nuk e ka hartuar udherrefyesin per Kosoven por thote se se shpejti do te kete nje strategji per liberalizimin e vizave ka shtuar Shahini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›