E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata,dënon ish zyrtarin e Min. të Mbrojtjes

Gjykata e Tiranës mori sot vendimin me 1 vit e 8 muaj heqje lirie për ish zyrtarin e Ministrisë së Mbrojtjes, Shkëlzen Madani i akuzuar për favorizim të firmave që tregëtonin lëndët plasëse ndërkohë që i hoqi të drejtën Madanit që për një vit të mos ushtrojë asnjë verpimtari publike. Gjithashtu Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e dy muaj heqje lirie për Ferdinand Hodon dhe 10 muaj heqje lirie për Aurela Çotën ndërsa shpalli të pafajshëm Kadri Sulën ish-komandant i brigadës së furnizimit në strukturat e Forcave të Armatosura.
Arrestimi i katër personave është kryer në maj të vitit të kaluar, ky dy zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes u dyshuan se kishin pajisur jashtë rregullave me leje import-eksporti të lëndëve eksplozive për qëllime civile, të dyja këto firma private.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›