E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitucioni, ekstradohen dy shtetas nga Italia

Ekstradimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendim të vitit 2006, e ka dënuar shtetasin Liçi me 15 vjet burg, për veprat penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion të kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi Petrit Liçi ne bashkepunim me shtetasin Gentjan Liçi kane mashtruar dhe me pas detyruar e shfrytezuar shtetasen I. SH si prostitute ne Itali. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol-Tirana me Interpol-Romën me daten 20.07.2009, u be i mundur ekstradimi drejt vendit tone i shtetasit në fjalë.

Gjithashtu, nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali drejt vendit tonë i shtetasit Ymer Shehaj, 32-vjeç në Ballsh.  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me një vendim të vitit 2003, e ka dënuar shtetasin Ymer Shehaj me 12 vjet burg, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

Shtetasi Shehaj ka mashtruar shtetasen B.D (minorene) duke e marre me vete ne Greqi me premtimin se do ta çonte ne Amerikë. Në Greqi ka tentuar ta detyrojë si prostitutë dhe pasi ajo nuk ka pranuar e ka keqtrajtuar në menyrë të përsëritur duke përdorur dhunën fizike.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›