E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Ja deputetët e Qarkut të Lezhës

 Zëdhënësit i KQZ-së Leonard Olli tha se vendimi i miratuar përcakton ndarjen e 7 mandateve për Qarkun Lezhë: 4 për koalicionin "Aleanca e ndryshimit", të kryesuar nga Partia Demokratike dhe 3 për koalicionin "Bashkimi për ndryshim", të drejtuar nga Partia Socialiste. Sipas vendimit, KQZ shpalli kandidatë fitues nga lista shumëemërore e PD-së për qarkun Lezhë: Edi Palokën, Mark Markun, Paulina Hotin dhe Gjok Vuksanaj. Ndërsa kandidatë fitues nga lista shumemërore e PS-së për këtë qark janë: Gjok Jaku, Gjovalin Kadeli dhe Armando Prenga.

Lezha është qarku i shtatë ku KQZ përfundon procesin e mandatimeve, pas Vlorës, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Korçës dhe Elbasanit.Me 7 deputetët e rinj të mandatuar sot nga KQZ shkon në 60 numri i të mandatuarve zyrtarisht nga Komisioni zgjedhor. Në zgjedhjet e 28 qershorit në Qarkun e Lezhës u thirrën për të votuar 148.491 zgjedhës, ndërsa funksionuan 244 qendra votimi të grupuara në 3 KZAZ.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›