E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Kemi marrë masa për pandeminë e virusit

Ministrja Godo, tha se kishin porositur 10 mijë doza tamiflu, ndërsa 5 mijë të tjera ishin rezervë në spitalet e vendit. Sipas saj, Ministria e Shëndetësisë, ka ndarë një fond prej 350 mijë eurosh për të përballuar një pandemi të mundshme të këtij gripi.

“Popullsia të rrijë e qetë dhe të respektojë masat e thëna më parë, të mos grumbullohet në vende pak të ajrosura, të mbajë higjienën personale, ndërkohë që strukturat e shëndetesisë do të vijojnë punën e tyre”, tha Godo.  Ajo tha se kishte 5 raste të dyshuara si të prekur me virusin A (H1N1), por të gjitha kishin rezultuar negative.

Megjithatë, numri një i shëndetësisë, tha se nuk ka vend për panik dhe se popullsia duhet të vijojë jetën normalisht. Ndërsa drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli tha se pritet të tjera raste të prekjes me këtë virus.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›