E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Malstrom: Kosova nuk do të mbetet ishull i izoluar

 Në Bruksel, në një tribunë për përvojat shfrytëzimit të regjimit pa viza për shtetet e Ballkanit Perëndimor, komesionerja evropiane për punët e brendshme Sesilia Malstromn bëri me dije se nga e gjitha shoqëria e Ballkanit Përëndimor, ende vetëm Kosova është jashtë sistenit pa viza. 

Por ajo premton se Kosova nuk do të lihet si një “ishull i izoluar” dhe se në dhjetor me Kosovën do të nisë dialogu për vizat.
“Kosova ende është jashtë këtij sistemi dhe natyrisht, nuk është qëllimi ynë që ta lëmë Kosovën si një ishull të izoluar në Ballkanin Perëndimor. Ata ende nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme, por po bëjnë përparim të madh.

Natyrisht se në dhjetor të këtij viti do të marrin përgjigjet në listën e pyetjeve të cilat na brengosin dhe shpresoj se para festave të fundvitit do të kemi rastin që me Kosovën të nisim dialogun për vizat”, ka theksuar Malstrom.

Nga ana tjetër, ajo ka paralajmëruar vendet ballkanike, duke thënë se është e palejueshme që nga shtetet që BE-ja u ka hapur dyert, të vijnë njerëzit duke shfrytëzuar regjimin pa viza dhe kërkojnë azil.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›