E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, 24 të vdekur në atentatet e kurdëve të PKK

Ka arritur në 24 numri i viktimave në radhët e forcave të rendit dhe 18 të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me terroristët kurdë të organizatës PKK. Ngjarja ndodhi në provincën juglindore Hakkari. Lajmin e bën të ditur televizioni NTV.

Në orët e para të ditës janë verifikuar një sërë atentatesh të realizuara në të njëjtën kohë ndaj ndërtesave të policisë dhe ushtrisë. Atentatet kishin si autorë terroristët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, në rajonin e Cukurca dhe në qendër të qytetit Hakkari.

Erdogan anulon vizitën në Kazakistan

Për shkak të ngjarjes në Hakkari, kryeministri Erdogan ka anuluar vizitën e parashikuar në Kazakistan. Sipas NTV, vizita ishte me rëndësi në kuadër të politikës së jashtme të Turqisë ndaj ish-republikave sovjetike turkofone. Ndërkohë, edhe ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, ka anuluar vizitën në Serbi, ndërsa zv.kryeministri Bulent Arinc është kthyer me urgjencë nga Maqedonia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›