E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetë marrëveshje me Katarin

 Dy krerët e shteteve zhvilluan një takim kokë më kokë, dhe më pas kryesuan bisedimet zyrtare midis delegacioneve respektive, të cilat u përqendruan në zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në atë ekonomike, turistike, infrastrukturore, shëndetësore, etj.

Duke folur për situatën e re në rajonin e Ballkanit, Topi  i shprehu mirënjohjen Emirit të Shtetit të Katarit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar nevojën e rritjes së numrit të vendeve për njohjen, pikë në të cilën Shteti i Katarit mund të luajë një rol të rëndësishëm me influencën e vet.

Nga ana e tij, Sheiku Al Thani vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes Shtetit të Katarit dhe Shqipërisë, të cilat do të thellohen edhe më tej me nënshkrimin e tetë marrëveshjeve të ndryshme me interes reciprok mes dy vendeve tona, bashkëpunimin e frytshëm në kuadër të organizmave ndërkombëtare si OKB-ja dhe Konferenca e Vendeve Islamike si dhe vuri në pah faktin se Shteti i Katarit është një partner strategjik afatgjatë dhe serioz për sa u përket investimeve dhe bashkëpunimit të gjithanshëm.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i shtetit të Katarit ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Sali Berisha.
Pas takimit, midis përfaqësuesve të delegacionit të shtetit të Katarit dhe të qeverisë shqiptare u nënshkruan një numër marrëveshjesh, si më poshtë:

1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.
2.  Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe  Qeverisë së Shtetit të Katarit për Nxitjen dhe Mbrojtjen Reciproke të Investimeve
3.  Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për shërbimet ajrore.

4.  Marrëveshje mbi  bashkëpunimin kulturor ndërmjet  Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit
5.  Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit
6.   Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit.

7.   Marrëveshja mbi themelimin e Këshillit te Biznesit te Përbashkët ndërmjet Dhomes se Tregtisë dhe Industrisë së Katarit dhe Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
8.  Marrëveshje për bashkëpunim dypalësh dhe shkëmbim të lajmeve ndërmjet Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe Agjencisë së Lajmeve të Katarit (QNA).              /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-19 08:42
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›