Vizat, Meta: Në çdo rast vlerësimi nga Komisioni Evropian, raporti do të jetë pozitiv Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, njëherësh ministër i Jashtëm

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, njëherësh ministër i Jashtëm, deklaroi sot se çdo raport për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian do të bëhet publik në kohën e duhur. “Por, dua të siguroj se në çdo rast vlerësimi për Shqipërinë do të jetë një vlerësim shumë pozitiv për shkak të progresit të padiskutueshëm që Shqipëria ka bërë për plotësimin e detyrimeve”, theksoi Meta. Sigurinë e tij, siç tha ai, e bazon tek parimi i gjithë këtij procesi, i cili është një proces teknik dhe është janë të bindur në progresin e jashtëzakonshëm që është bërë për të plotësuar të gjitha detyrimet. “Natyrisht, edhe pas heqjes së vizave, për aspekte të caktuara, sikurse janë ato që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar apo korrupsionit, ne do të vazhdojmë të ecim në drejtim të thellimit të kësaj lufte sepse kjo do të jetë pjesë edhe e procesit tjetër të integrimit evropian të vendit”, u shpreh kreu i diplomacisë shqiptare.