E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, PE seancë për Shqipërinë dhe Bosnjën

Parlamenti Europian pritet të zhvillojë një seancë diskutimesh me objekt vlerësimin e ecurisë së Shqipërisë dhe Bosnjës në plotësimin e kërkesave për liberalizimin e vizave.
Komiteti për të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe çështjet e Brendshme pritet të mblidhet pas mesditës për të marrë në analizë raportin e hartuar nga ekspertët e Komisionit të cilët ishin të pranishëm në Shqipëri muajin e kaluar për verifikimin e situatës në terren.
Gjithashtu eurodeputetët do të marrin në shqyrtim raportin prej 44 faqesh të hartuar nga Komisioni Europian mbi pikat e plotësuara të Udhërrëfyesit nga këto dy shtete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›