Topalli: Deklarata e KiE-së, apel që opozita të marrë pjesë në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka përshëndetur sot deklaratën e byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila kërkoi rinisjen e dialogut politik në parlament. Sipas saj kjo deklaratë është një apel tjetër që Partia Socialiste të funksionojë normalisht brenda parlamentit, duke dhënë kontributin e saj në procesin ligjvënës për të cilin është votuar.
"Uroj që kjo deklaratë të lexohet më seriozitet, ashtu siç është për t'u parë se kujt i drejtohet individualisht, me një thirrje të qartë dhe dashamirëse. Ne jemi në një moment sfidash, Shqipëria është në pritje të vendimeve të mëdha dhe është rasti që partia më e madhe opozitare t'í përgjigjet kësaj aspirate të kombit shqiptar dhe prirjes së tij, ku 96 % e shqiptarëve e kërkojne, e duan dhe do t'ia arrijnë", u shpreh Topalli.
Gjithashtu Kryetarja e Kuvendit rikonfirmoi qëndrimin e mazhorancës se zgjidhja e mosmarrëveshjeve me opozitën është pranimi nga të dyja palët i rekomandimit të Këshillit të Europës, sipas të cilit rruga për të hapur ose jo kutitë është interpretimi nga Gjykata Kushtetuese, pasi ajo të marrë edhe opinionin e Komisionit të Venecias.