Vizat Parlamenti Europian heq kushtet e eurodeputeteve skeptike
Komisioni per Lirite Civile Drejtesi dhe Punet e Brendshme i Parlamentit Europian ka miratuar rezoluten per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen me 49 vota pro dhe 2 abstenim. Ne kete menyre i hap driten jeshile votimit te kesaj rezolute per heqjen vizave brenda vitit 2010 ne Parlamentin Europian e me pas nga ministrat e Brendshem te BE-se. Ne mbledhjen e paradites se dites se djeshme komisioni votoi gjithashtu edhe per opinionin e miratuar nga Komisioni i Jashtem ne te cilin thuhet se ky proces duhet te kryhet sa me shpejt. E pranishme ne salle eurodeputetja sllovene Tanja Fajon u shpreh se me miratimin e rezolutes komisioni po i dergon Shqiperise dhe Bosnjes nje mesazh te qarte. Pas votimit final javen tjeter shtetet anetare do te japin mundesi per finalizimin e procesit u shpreh Fajon.
Me heret komisioni hodhi ne vote amendamentin e paraqitur nga deputeti i majte holandez Daniel Van Der Stoep. Sipas ketij amendamenti si Shqiperia ashtu dhe Bosnja me pare duhet te terhiqen nga Organizata e Konferences Islamike ne menyre qe kjo rregullore per heqjen e vizave te zbatohet. Gjate votimit amendamenti i Van der Stoep eshte rrezuar me vetem dy vota pro dhe 49 kunder. Tashme rezoluta pritet te kaloje per votim ne Parlamentin Europian ne seancat e 6 dhe 7 tetorit dhe me pas miratimi final ne 7 dhe 8 nentor nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian.
Topalli i telefonon FajonVendimi i Komisionit te Brendshem dhe te Drejtesise ne Parlamentin Europian u pasua nga nje telefonate falenderimi e Kryetares se Parlamentit shqiptar Jozefina Topalli per raporteren Tanja Fajon. Jozefina Topalli e falenderoi ne menyre te vecante raporteren e PE-se Tanja Fajon per punen dhe perkushtimin e saj ne mbeshtetje te heqjes se vizave per shqiptaret por dhe shprehu mirenjohjen per Kryetarin e Komisionit LIBE zotin Aguilar si dhe te gjithe koleget e tjere ne PE qe kane mbeshtetur levizjen e lire te shqiptareve. Raporterja Tanja Fajon tha se ky eshte nje votim i rendesishem dhe nje mesazh shume i forte pozitiv per qytetaret shqiptare. Kryetarja i tha Fajon se kjo stine eshte historike per shqiptaret pasi ata po shohin sesi po behet realitet endrra e tyre shekullore per te levizur te lire. Kryetarja Jozefina Topalli u shpreh gjate bisedes se Kuvendi i Shqiperise do te kete kenaqesine te mireprese ne Tirane zonjen Fajon bashke me koleget e tjere te delegacionit te PE. Komisioni i Lirive Civile votoi me 49 vota dhe vetem 2 kunder heqjes se vizave ndersa Komisioni i Jashtem i Parlamentit Europian miratoi propozimin e Komisionit Europian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine 20 dite me pare.