Hidhet nga kati i peste nje 31-vjecar
Shtohen frikshem rastet e vetevrasjeve ne qytetin e Shkodres. Ngjarja e fundit ka ndodhur dje pasdite ne lagjen Dergut te Shkodres kur 31-vjecari Hasri Tahiri eshte hedhur nga kati i peste i nje pallati. Si pasoje e plageve te renda te marra nga hedhja nga nje lartesi prej 20 metrash 31-vjecari ka nderruar jete brenda pak minutash. Me gjithe ndihmen e dhene nga kalimtare te rastit duke e derguar ne spitalin rajonal te Shkodres viktima nuk ka mundur ti shpetoje vdekjes. Sipas policise viktima ishte banues ne lagjen Rus te Shkodres dhe kishte zgjedhur nje vend 1 kilometer larg shtepise per te kryer aktin e vetevrasjes. Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka qene ne gjendje depresive ne momentin kur ka kryer vetevrasjen.
Ne dy javet e fundit tre persona kane kryer aktin e vetevrasjes dhe te tre viktimat kane qene meshkuj te moshes 20-35 vjec. Nje nga viktimat dy jave me pare qelloi veten me arme zjarri pasi nuk arriti te fitonte piket e mjaftueshme per tu regjistruar ne universitet. Me pas nje 35-vjecar u vetevar me litar pasi kishte 15 vjet qe kishte mbaruar shkollen e larte dhe nuk gjente dot pune. Ndersa viktima e fundit qe kreu aktin e vetevrasjes mendohet te kete pasur probleme te shendetit mendor.