E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat rikthejne fantazmen e 28 qershorit

Drafti qe heq nga qarkullimi leternjoftimet e demtuara alarmon opoziten

Ligji per kartat e identitetit shkaterron qetesine ne komisionet parlamentare mes PD-se dhe PS-se. Shkak eshte bere vetem ndryshimi i nje neni qe parashikon nxjerrjen si te pavlefshme te dokumenteve te falsifikuara. Socialistet kane kundershtuar ne grup projektligjin ne Komisionin e Sigurise dhe ne Komisionin e Ligjeve. Ndersa demokratet e kane mbrojtur dhe madje e kane miratuar vetem me votat e tyre kalimin e tij ne sallen e Parlamentit.

Komisioni i Sigurise

Mungesa e aksesit te shtetit ne sigurine e pasaportave dhe kartave te identitetit dhe dhenia e kesaj te drejte kompanise koncesionare ka qene shqetesimi thelbesor i opozites ne Komisionin e Sigurise. Te dhenat biometrike i jane lene kompanise koncesionare por gjithsesi nuk me duket e drejte qe ne per disa elemente kaq te rendesishme tia leme nje kompanie te huaj kur dihet rendesia e elementeve biometrike tha deputeti i PS-se Ilir Gjoni. Ne vijim te linjes se PS-se anetari tjeter socialist ne Komisionin e Sigurise Ben Blushi nuk e shikon si normal kete ligj duke e argumentuar me faktin se pas disa vitesh mund te lidhet nje kontrate e re koncesionare dhe kjo sdo te thote se do te vijme te bejme nje ligj tjeter nese qeveria ndryshon kontraten. Ne Komisionin e Sigurise nga pala qeveritare ka qene zv.ministri i Brendshem Ferdinand Poni i cili ka theksuar se ne ligjin e ri po ndryshohen elementet e vjetruara. Elementet e sigurise per sa i perket Ministrise se Brendshme jane percaktuar qofte njohja e fytyres qofte dhjete gishta. Pak shtete marrin per elemente biometrike 10 gishterinj tha Poni. Por e menjehershme ka qene pergjigjja e deputetit Blushi i cili kundershtoi dy afatet e vendosura ne ligjin aktual per kartat e identitetit. Ne nenin 4 ligji ne fuqi parashikon se ke 2 afate qe 16-30 vjec dokumenti eshte i vlefshem deri ne 5 vjet pasi kjo eshte e kuptueshme sepse deri 30 vjec njeriu ka ndryshime fizike. Kjo eshte arsyeja qe deri ne 30 vjec ndryshojne tiparet. Projektligji parashikon qe mbi tridhjete vjec ligji nuk e kerkon me tha Blushi.

Komisioni i Ligjeve

Prezenca e ministrit te Brendshem Lulzim Basha ne Komisionin e Ligjeve per te raportuar mbi draftin e dokumentit te identitetit ka shkaktuar rebelimin e socialisteve te cilet jane hedhur ne grup kunder tij. Ne projektin e qeverise eshte shtuar nje nen qe parashikon nxjerrjen si te pavlefshme te dokumenteve te falsifikuara dhe ka mjaftuar kaq qe ky rregullim ligjor ta spostoje debatin nga teknik ne politik. Opozita pretendon se kartat false te identitetit jane perdorur ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Deputeti Saimir Tahiri pohoi dje se ky ndryshim konfirmon akuzat e Partise Socialiste per manipulimin e kartave.

Nga ana tjeter ministri i Brendshem Lulzim Basha theksoi se pretendimet e opozites se procesi eshte i manget dhe i korruptuar eshte i turpshem. Sipas tij siguria e dokumenteve biometrike po ben qe shqiptaret te levizin shume shpejt pa viza. Turpi u mbet ne dere atyre qe slane gje pa bere per ta vonuar kete proces. Kartat e identitetit jane te sigurta. Por deputeti tjeter socialist Damian Gjiknuri ngriti shqetesimin se Shqiperia eshte i vetmi vend europian ku shteti nuk ka akses ne te dhenat biometrike te shtetasve te vet duke ia dhene ekskluzivitetin shoqerise koncesionare qe i prodhon kartat. Anetaret demokrate ne komision i hodhen poshte akuzat e Partise Socialiste per manipulim te kartave te identitetit per qellime elektorale. Deri tani sipas te dhenave zyrtare jane mbi 1 milion shqiptare qe kane aplikuar per pasaporte biometrike dhe mbi 2 milione e 300 mije shtetas te pajisur me karta identiteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›