E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita akuza Privatizimi dyshohet se u krye para VKM-se

Skandali Hetuesit verifikojne kontraten biznesmene-pronare

Marreveshja e pronareve dhe biznesmeneve per ndertime ne truallin e ish-ekspozites Shqiperia sot dyshohet se eshte kryer para vendimit te Keshillit te Ministrave. Prokuroria e Tiranes ka marre ne dorezim dokumentet e Ministrise se Ekonomise dhe prej disa ditesh ka nisur nje verifikim. Po hetojme nese kontratat biznesmene-pronare jane nenshkruar para apo pasi ka dale VKM-ja. Dyshohet se ka ndikim nga biznesmenet ne Ministrine e Ekonomise per kthimin e prones ish-pronareve per ta perdorur me pas ata ne ndertime shumekateshe thane burimet nga akuza kryeqytetase. Sipas tyre fillimisht do te pyeten gjithe punonjesit shteterore qe kane bere proceduren e privatizimit te truallit dhe godines dhe me pas parashikohet te thirret per deshmi deputeti socialist Eduart Shalsi i cili ka denoncuar publikisht kete skandal. Ai do te pyetet nese ka ndonje dijeni per fakte penale.

Njesia e perbashket hetimore deklaron se i gjithe objekti rreth tete mije metra katrore eshte privatizuar ne favor te ish-pronareve ne rrethana ende te dyshimta nga Ministria e Ekonomise ndersa hetimet e metejshme do te percaktojne nese institucionet shteterore kane vepruar ose jo ne perputhje me ligjin.

Disa dite me pare oficeret e policise gjyqesore kane zbatuar vendimin e prokurorise per te sekuestruar te gjithe praktiken e Ministrise se Ekonomise per privatizimin e truallit dhe godines se ish-ekspozites Shqiperia Sot. Materialet voluminoze jane dorezuar prane njesise hetimore.

Task-Forca ka nisur hetimet me iniciativen e saj per ceshtjen e ish-ekspozites lidhur me dyshimet se mund te jete shperdoruar detyra si dhe te jete kryer korrupsion pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike. Hetimet nisen kryesisht te nxitura nga debatet politike dhe akuzat e deputetit te opozites Eduart Shalsi i cili foli per afera korruptive duke hedhur dyshime mbi format qe kishte ndjekur ish-ministri i METE-s Genc Ruli per te privatizuar ish-ekspoziten. Ne dosjen ish-ekspozita ndodhen pervec akuzave te politikaneve dhe biznesmeneve edhe kontratat e prishura disa here per kete godine. Me nje vendim sekuestroje njesia Task-Force i ka kerkuar Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne varesi te Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes te gjithe dokumentacionin qe posedon per procedurat qe jane ndjekur gjate privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia Sot. Opozita ka krahasuar cmimet e disa trojeve ne afersi te ish-ekspozites te cilat jane privatizuar disa here me shume sesa cmimi i vendosur per truallin dhe godinen ne fjale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›