E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Schengen, BE lehtëson procedurat

Bashkimi Evropian do të harmonizojë rregullat për vizën Schengen, duke bërë që kush zotëron një vizë të tillë të mos iu nënshtrohet kontrolleve gjatë udhëtimeve.

Gjithashtu, përvec lehtësimit në lëvizje, viza Schengen do të mundësojë gjithashtu udhëtimin edhe në vendet nordike si Norvegjia, si dhe në vende që nuk janë anëtare të BE, si Zvicra.

Komisionerja e BE për Drejtësinë, Cecilia Malstrom ka deklaruar se sistemi i ri përvec se i bën lëvizjet më të lehta, parashikon edhe përjashtime për grupe të caktuara aplikantësh. Ndërkohë, thjeshtësime do të pësojë edhe formulari për aplikimin për vizë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›