Vizat, Sejdiu: Keqardhje që Kosova u përjashtua
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë për gazetën gjermane Tageszeitung, duke folur për politikën e BE-së, ka kritikuar vendimin e Komisionit Evropian, i cili ka propozuar liberalizimin e regjimit të vizave vetëm për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.
I pyetur sesi e sheh këtë problem në raport me Kosovën, Presidenti Sejdiu ka shprehur keqardhje, duke thënë se në Kosovë ekziston "një situatë e veçantë". "Me të vërtetë është për keqardhje që Kosova është përjashtuar nga procesi i liberalizimit të vizave. Por mendoj se ekziston mundësia që edhe ne të përfshihemi në këtë proces. Edhe pse jemi një shtet i ri, ne kemi arritur të vendoslm kornizat ligjore të cilat u përgjigjen standardeve evropiane të BE-së dhe përpjekjet tona në këtë kuptim po vazhdojnë", tha Sejdiu.
Në konstatimin e gazetës se si serbët mund të udhëtojnë në BE, e të tjerët jo dhe se kjo ka zemëruar viktimat dhe shumë qytetarë të Kosovës, Sejdiu theksoi se "shumë njerez e konsiderojnë të padrejtë që BE ka mbështetur Serbinë në këtë mënyrë, megjithë faktin se Serbia ka qenë ajo që është përgjegjëse për shkatërrimin e rajonit komplet në dekadën e funddit, dhe megjithë faktin se ende mbron të arratosurit e Hagës dhe në këtë mënyrë shpërfill kërkesat thelbësore të BE-së".