Holandë/ Sekuestrohen 38 milionë cigare kontrabandë
Shërbimet fiskale holandeze sekuestruan rreth 38 milionë cigare kontrabandë në Breda më 15 korrik, që kishte për destinacion tregun britanik, njoftoi sot Ministria e Financave. "Rreth 38 milionë cigare të paligjshme u sekuestruan më 15 korrik 2009 në një depo në Breda", theksoi Ministria e Financave në një komunikatë. Vlera e cigareve që ishin destinuar për tregun britanik arrin shifrën e 6,5 milionë eurove me çmimin e tregut në Holandë'', shtoi ai. Ky sekuestrim i kryer në bashkëpunim me autoritetet belge dhe britanike e çon në 144 milionë numrin e cigareve kontrabandë të sekuestruara nga shërbimet fiskale në Holandë që prej fillimit të vitit 2009.