E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Serbia hyn ne rekomandimin e KE

Pas Maqedonise edhe Serbia do te perfshihet ne rekomandimin e Komisionit Europian ndaj ministrave te Brendshem te BE-se per Shengenin e Bardhe.

Komisioneri per Zgjerimin Oli Rehn e deklaroi kete gjate konferences per shtyp me ministrin e Jashtem serb Jeremic.

I pyetur nese Shqiperia do te beje pjese ose jo  ne kete rekomandim per liberalizimin e regjimit te vizave, Rehn tregoi se nuk ka emra vendesh, por do te shihet rezultati i tyre, kryesisht per pasaportat biometrike, e sigurine e kufijve dhe dokumentave.

Megjithate deri me sot, komisioneri ka permendur Maqedonine dhe Serbine si vende qe meritojne heqjen e vizave.

Sipas procedures, rekomandimi per keto dy vende pritet te behet ne fund te qershorit dhe ai do te mund te hyje ne fuqi pas 6 deri ne 8 muaj.

E njejta procedure do te perseritet me pas edhe per vendet e tjera te Ballkanit, perfshire Shqiperine, nese i ploteson kriteret e kerkuara.

Ministri i Jashtem serb, Jeremic, deklaroi ne fund te konferences per shtyp se, Serbia nuk do te ndryshoje qendrim dhe nuk do ta njohe kurre pavaresine e Kosoves.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›