Vizat, Shkupi na detyrohet
Ish-kryeministri Aleksander Meksi fajeson Ministrine e Jashtme shqiptare per qendrimin e mbajtur deri tani ndaj Maqedonise lidhur me vendimin e fundit te saj per qendrimin e vizave. Duke folur per nje rrjet televiziv, Meksi kujtoi se Maqedonia ka nje sere detyrimesh ndaj Shqiperise. "Ne i ofruam portin e Durresit, lehtesira kalimi, e njohim me emertimin qe do Shkupi. Por ky vendim nuk eshte bere per shkak te rregullave te reja te "Shengenit", por per motive te tjera qe kane lidhje me shtetin shqiptar. Sipas Meksit, kjo duhet zgjidhur ne rruge diplomatike, duke ofruar si ndermjetes edhe faktorin nderkombetar. Sipas tij, shengenizimi i Ballkanit nuk mund te realizohet nese kjo do te thote t'i mbyllesh dyert njeri-tjetrit. Meksi shpreh bindjen qe autoritetet maqedonase do ta rregullojne perseri regjimin e vizave me Shqiperine, duke u terhequr nga propozimi i hedhur deri ne keto momente.