E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Shqiperia liberalizim ne 2010

Liberalizohen vizat per Maqedonine, Malin e Zi dhe Serbine. Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina mbeten ne axhenden e Komisionit Evropian, si shtete qe duhet te perkushtohen me shume, per te levizur lirisht ne vendet e Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian, miratoi dje propozimin per heqjen e vizave per shtetasit e ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise, Malit te Zi dhe Serbise. Propozimi i djeshem, u mundeson shtetasve te ketyre tri vendeve, qe te udhetojne drejt vendeve "Shengen", me pasaporta te reja biometrike. Propozimi i Komisionit Evropian duhet te miratohet nga Keshilli, pasi ky i fundit te jete keshilluar me Parlamentin Evropian. Komisioni do te ruaje perkushtimin e vet per liberalizimin e vizave edhe per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes dhe Hercegovines. Sipas ketij komisioni, keto shtete, ende nuk i kane permbushur kushtet per te qene pjese e liberalizimit te plote te vizave. Sipas Komisionit Evropian nese keto vende, pra si Shqiperia ashtu edhe Bosnje- Hercegovina, do te vazhdojne ritmin e reformave duke plotesuar kushtet e kerkuara, atehere ky Komision, do te perpilonte nje propozim te ri, per t'i perfshire keto vende ne mes te vitit 2010 per liberalizim te vizave. "Propozimi yne, sjell lajme vertet te mira per qytetaret e Ballkanit Perendimor dhe sidomos per ata te Ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise, te Malit te Zi dhe te Serbise. Une e di se cfare do te thote, udhetimi pa viza per ta. Propozimi vjen si rezultat i nje pune intensive nga autoritetet dhe njerezit e ketyre vendeve, drejt permbushjes se kushteve te nevojshme. Dhe une i pergezoj per kete arritje". Tha i ngarkuari per Drejtesine Lirine dhe Sigurine, Jacques Barrot. Nderkohe qe Komisioneri i Zgjerimit, Ollir Rehn, theksoi se eshte synimi i KE-se, si dhe bindja e plote se Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina, do te vazhdojne te njejten rruge. Sipas Rehn, udherrefyesi eshte ende i vlefshem dhe teresisht i arritshem nese autoritetet e ketyre vendeve, perkushtohen tanime plotesisht drejt standardeve te duhura. "Nese ato vazhdojne te perparojne me kete ritem, besoj se te dyja vendet do t'i bashkengjiten fqinjeve te tyre. Nese permbushen te gjitha kushtet, Komisioni do te mund te mendoje perpilimin e nje propozimi te ri qe do t'i perfshinte edhe keto dy vende nga mesi i vitit 2010", u shpreh ai. Dhenia e mundesise se udhetimit pa viza eshte nje arritje thelbesore e politikes se integrimit te Bashkimit Evropian per Ballkanin Perendimor. Lehtesimi i kontakteve njerezore, rrit mundesite e biznesit dhe i mundeson qytetaret e rajonit ta njohin BE-ne me mire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›