E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qeveria, asnje perpjekje per te ndikuar ne rezultat"

Kryeministri dhe kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, tha ne nje interviste per "Zerin e Amerikes" se zgjedhjet e pergjithshme jane nje fitore e rendesishme per te vazhduar projektin e Shqiperise Evropiane.

Berisha, tha se ende nuk kane filluar negociatat me LSI-ne per qeverine e re, dhe se ne bashkepunimin mes ketyre dy forcave dominojne projektet e qarta per integrimin evropian te Shqiperise.

Kryeministri Berisha komentoi edhe per marredheniet me Partine Socialiste dhe situaten ekonomike te vendit.

Z.Kryeminister! Do t'ju pyesja ne fillim per ate qe eshte lajmi i fundit. Cili eshte komenti juaj per rezultatet qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori per Fierin, apo diskutimet per Beratin?

Une nuk kam asnje koment. Sic dihet, jam shprehur se rezultati perfundimtar del nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili, me sa shoh une, ka bere nje pune shume serioze dhe ne zbatim te plote te ligjit. Ndaj dhe institucionet e vleresimit te rezultatit si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor jane institucione qe do te bejne punen e tyre pa asnje lloj presioni. Natyrisht, ne qofte se ekspertet tane nuk bien dakord, kane Kolegjin Zgjedhor per t'u drejtuar. Kjo eshte per te gjitha partite politike, ndaj edhe une nuk kam ndonje koment te vecante.

Sot jemi dy jave pasi zgjedhjet jane kryer. Rezultati perfundimtar zyrtar nuk ka dale ende. Nderkohe qe socialistet kerkojne numerim edhe ne zona te tjera. A e shihni me shqetesim kete vonese te rezultatit?

Ne qofte se vleresojme teresine e ankesave, keto kane qene me minimalet ne historine e zgjedhjeve. Ka patur nje moment ne keto zgjedhje, qe ishte jashte parashikimit te ligjberesve dhe ligjvenesve; ishte numri i sallave te numerimit. U percaktuan 66 salla, te cilat e bene procesin e numerimit te zgjatur dhe te lodhshem. Ishte nje mbingarkese, c'eshte e verteta. Mendoj se ne zgjedhjet e tjetra sallat duhet te dyfishohen.

Pra, ju shikoni vetem numrin e ulet te grupeve te numerimit si problemin kryesor te zgjedhjeve? Kam parasysh tani qe vezhguesit nderkombetare e kane patur gojen shume te hidhur ne te dy raportet qe kane nxjerre; edhe ne raportin menjehere pas zgjedhjeve, edhe nje raport te para disa diteve. Ata kane shprehur shume kritika per menyren se si eshte numeruar dhe per menyren se si eshte votuar. Cfare pergjegjesish mban qeveria per gjithe keto kritika te vezhguesve nderkombetare?

Qeveria do te mbante pergjegjesi ne qofte se do te bente perpjekjen me te vogel per te ndikuar ne rezultatin. Qeveria ka bere perpjekjet me te medha per te ngritur infrastrukturen me moderne. Nuk ka ndonje infrastrukture me moderne se sa kjo e Shqiperise. Kjo ishte ana e qeverise. Se dyti; qeveria bashke me opoziten, se Kodi Zgjedhor eshte konsensual, por parashikimi per kaq e aq qendra numerimi mbase qe i gabuar. Sigurisht, qeveria mban pjesen kryesore te pergjegjesise, por sigurisht nje pjese e mban edhe opozita sepse Kodi u be bashkerisht. Edhe paracaktimi me ligj se rezultati i zgjedhjeve duhet te dale te nesermen ora kaq apo aq nuk ishte realist.

Socialistet po ju akuzojne edhe per ndikime qe ju keni mbi Komisionin Qendror te Zgjedhjeve apo demtime te numerimit.

Une nuk jam prononcuar per Komisionin Qendror te zgjedhjeve, por gjer tani, po te analizohet veprimtaria e tyre, mendoj se jane komisioneret socialiste ata qe i kane lejuar vetes te perdorin dy standarde. Dhe ne asnje rast e ne asnje rrethane komisionere perfaqesues te shumices nuk kane perdorur dy standarde, nuk kane bere dy interpretime te ligjit. Kjo ka ndodhur ne menyre te perseritur nga komisioneret e Partise Socialiste, por une kam treguar mirekuptim meqenese perfaqesojne opoziten. Por ne teresi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka funksionuar me nje maksimum konsensusi. Kurse vleresimi i pergjithshem i zgjedhjeve eshte nje vleresim universal se keto zgjedhje ishin me te mirat te zhvilluara ndonjehere. Standardet? Mendoj se nuk ka vend ne bote ku zgjedhjet nuk vuajne per standarde.

Si i keni pritur ju deklaratat e Partise Socialiste se ata nuk do te njohin zgjedhjet, ne kembim te rinumerimit te disa zonave. Eshte nje gje e pazakonte qe nje opozite te deklaroje se nuk do te njohe zgjedhjet.

Absolutisht pa asnje lloj impresioni.

Si? Nuk keni asnje impresion kur opozita thote se nuk do te njohe zgjedhjet?

Jo. Nuk mund te kem impresion une nga presione te tilla. Ne qofte se zoti Rama perpiqet qe me deklarata te tilla te maskoje pergjegjesine qe ka per humbjen, ajo eshte perzgjedhja e tij. E rendesishme eshte nje gje; qysh diten e pare, gjer sot dhe ne vazhdim, une kam kerkuar dhe kerkoj te zbatohet ligji, ligji, dhe vetem ligji. Nuk mund te kete imponime; as une nuk mund t'u imponoj gje atyre, dhe as ata nuk mund te imponojne. Mendoj se institucionet e vleresimit te rezultateve duhet te punojne jashte presioneve. Ne qofte se z. Rama nje here gjen kutine e Beratit, pastaj kutine e Fierit, pastaj kete, pastaj ate per t'u mbrojtur nga rezultati qe nuk arriti, ky eshte problem i tij, eshte perzgjedhje e tij, nuk eshte imi fare, nuk ka te beje me mua.

Edhe ju nuk i arritet ato rezultate qe prisnit nga zgjedhjet. Ju bete nje fushate shume entuziaste, premtuat se do te kishit nje fitore te thelle, pas rezultateve shume te mira te qeverisjes sidomos ne infrastrukture. Megjithate, rezultati i zgjedhjeve doli shume i ngushte. Si e komentoni ju kete dyzim te popullates? Si ne 2005, edhe kete radhe, eshte pothuajse nje barazim midis dy partive me te medha.

Ne fakt, koalicioni im eshte koalicioni fitues. Kjo eshte e tera.

Per rezultatin e ngushte e kisha fjalen.

Me fal! Kam vetem nje shpjegim: Fitorja, e madhe apo e vogel, eshte si diamanti, shkelqen. E dyta; a kam une zemerthyerje per kete rezultat? Absolutisht jo. Pse? Ne natyren time, une gjithmone punoj me koalicion. Kete e kam bere edhe ne 2005 dhe gjithmone. Mendoj se rezultati i ketij votimi ka imponuar kesaj radhe nje koalicion realisht te dobishem per vendin. Keshtu qe, une shoh nje katervjecar me nje qeverisje te qendrueshme dhe me nje opozite te forte ne parlament. Nje katervjecar ne te cilin ne tryeze jane me qindra e qindra projekte te asaj qe une e premtova ne fushate elektorale te Shqiperise Evropiane. Pra, jam i bindur se do te jete katervjecari i rezultateve me te medha.

Me lejoni, ju lutem, t'u bej nje pyetje per Levizjen Socialiste per Integrim. Ju gjate gjithe kohes keni shprehur kritika te ashpra per LSI, pastaj i keni marre mbrapsht ato, duke thene se ato akuza ishin limonada elektorale. Ndersa nga ana tjeter, LSI ka bere kunder nje fushate po aq kritikuese me parullat "Berisha Ik!". Ka shume njerez ne opinionin publik qe e shikojne me dyshim kete bashkepunim tuajin te ri.

Ky bashkepunim bazohet mbi nje marreveshje politike, te cilat Sali Berisha nuk i ka shkelur kurre. Pra, te gjitha ato qe thoni ju shuhen per shkak te marreveshjes, Se pari kjo. Se dyti; Levizja Socialiste per Integrim eshte nje force e majte tmerresisht e persekutuar me ligj nga Partia Socialiste dhe jo nga Partia Demokratike asnjehere dhe ne asnje rast. Jo se ne kishim nje intension post-elektoral, por sepse persekutimi dhe perdorimi i pushtetit per te perjashtuar nje force politike eshte i papranueshem per parimet qe ne mbajme. Dhe Levizja Socialiste per Integrim eshte e vetedijshme per kete. Por le te marrim praktiken evropiane dhe boterore. Kundershtaret, kur per interesa me te medha, bejne marreveshje, i sigurt te jesh qe ata ne arkivat e tyre kane te njejtat shprehje qe ekzistojne ne arkivin e Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim gjate fushates.

Mire, por, pyetja konsiston ne kete; sa serioz eshte ky bashkepunim? Shume analiste dhe qytetare mendojne se ky eshte thjesht nje bashkepunim per te mbajtur pushtetin, pra, dhe jo nje bashkepunim lidershipi per nje te ardhme me te mire.

Jo. Jo. Ky eshte nje bashkepunim per projektin e madh te Shqiperise evropiane. Ky eshte nje bashkepunim qe diktohet nga rezultati i votimit. Ky bashkepunim nuk behet per t'i bere nje favor Ilir Metes ose Sali Berishes. Jo. Ne rast se Levizja Socialiste per Integrim nuk do te ekzistonte sot, absolutisht une do te kerkoja koalicion me Partine Socialiste, sepse kjo eshte nje praktike konstante. Sot nuk shkohet me ne zgjedhje per rezultatin e tyre. Shkohet ne zgjedhje kur koalicionet e krijuara nga zgjedhjet nuk funksionojne. Por, ne rast se Levizja Socialiste per Integrim nuk do te ishte nje force ne keto permasa qe vjen, une gjene e pare qe do te beja, do t'i kerkoja Partise Socialiste koalicion. Dhe, ne rast se une do te isha koalicion i dyte dhe jo i pare, pas doreheqjes time, do te ishte rekomandimi i koalicionit tim per te bere nje koalicion me Partine Socialiste. Keto jane rregulla te cilat Shqiperia dhe shqiptaret duhet t'i ndjekin, sepse jane rregulla qe praktikohen sot ne nje seri vendesh si ne Gjermani, Austri si edhe vende te tjera. Ky eshte diktati qe vjen nga sovrani.

Nderkohe, ju me siguri keni filluar te vizatoni, te projektoni kabinetin e ri qeveritar. Cilat do te jene, sipas jush ato sektore, ato ministri, qe jane te panegociueshme, qe Partia Demokratike do t'i mbaje vete dhe cfare keni menduar te ndani me Levizjen Socialiste per Integrim?

Ne nje koalicion negociohet gjithcka. Por me Levizjen Socialiste per Integrim kam nje marreveshje; meqenese Kushtetuta imponon qe nuk mund te krijohet qeveri e re te pakten gjer me daten 28 gusht, ne menyre qe te paraqitet brenda dhjete diteve ne parlament programi, - sepse ky eshte nje percaktim shume strikt kushtetues, - atehere une vazhdoj punen intensive me kete qeveri. Dhe nuk do te bejme negociata, dhe nuk po bejme negociata per karrige, per poste, sepse kjo ne menyre te panevojshme mund te krijonte nje lloj cmobilizimi ne administrate dhe e verteta eshte qe administrata po punon me kapacitet te plote. Se dyti, po hartojme buxhetin, dhe eshte e domosdoshme qe ky buxhet te hartohet brenda ketyre dy muajve dhe parlamenti i ardhshem ne shtator te kete mundesine qe ta marre dhe ta shqyrtoje. Do te kete per te gjitha ndryshimet dhe per te gjitha propozimet. Pra, eshte pikerisht ritmi i punes ai qe na ka obliguar qe te mos merremi me portofole dhe me karrige.

Cilat jane ato poste dhe ato sektore qe ju nuk keni ndermend t'ia lini Levizjes Socialiste per Integrim; p.sh. diplomacia, apo ekonomia?

S'ka. Nuk mund te vihen kushte ne nje koalicion. Por nje gje eshte e sigurt; Levizja Socialiste per Integrim eshte nje force politike me kapacitete reale njerezore. Te jemi realist. Levizja Socialiste per Integrim eshte nje force politike, e cila gjate ketyre viteve ne opozite ruajti gjithnje alternativa. Ana me pozitive e ketij koalicioni eshte sepse te dy keto forca; - ne si qender e djathte dhe ata si force politike e majte, - jane te angazhuara per procesin e integrimit. Se ketejmi vjen edhe emri i tyre - Levizja Socialiste per Integrim. Sepse kishte nje lloj konfuzioni per procesin e integrimit nga Partia Socialiste, ndaj edhe doli kjo force per integrim. Lideri i saj, Iliri Meta, eshte nje personalitet politik, i cili qe ne angazhimin e tij ne Partine Socialiste ka qene per integrimin. Edhe kur ajo parti me bente mua rezoluta kunder bashkepunimit me NATO-n, zeri i Ilir Metes, Pandeli Majkos dhe ndonje tjetri ne ate parlament ishte pro. Ishin vitet 1993-1994.

Ju lutem edhe nje pyetje te fundit per ekonomine. Ju e permendet pak buxhetin me pare. Ka veshtiresi ekonomia, kriza boterore po ndikon mbi ekonomine e vendit. Nderkohe, autoritetet ende nuk e kane pranuar ekzistencen e nje krize ne ekonomi, apo se ka nje platforme per t'u perballur me te. Cilat do te jene ne vazhdim angazhimet tuaja per permiresimin e ekonomise se vendit? Dhe marredheniet me Fondin Monetar Nderkombetar a do t'i riktheni ato ne nivele te larta? Banka Qendrore e Shqiperise dhe Fondi Monetar Nderkombetar kane bere parashikime skeptike per ekonomine e gjysmes se dyte te vitit.

Une te garantoj ty se ne kete vend nuk ka krize. Dhe kete mund ta faktoj me te gjithe treguesit ekonomike. Sigurisht, rritja nuk do te jete 8 apo 10 per qind; do te jete dicka me e vogel, por do te jete qartesisht me e madhe se ajo qe ne kemi shpallur pas fillimit te krizes. Kam te gjithe treguesit dhe ata jane secili me optimizmin e vet. Une, zoteri, nuk mund te bej mala d'imaginere. Kjo ekonomi ka treguesit e vet. Le te urdheroje kush te doje t'i shohe. Ka nje renie te lehte eksportesh - eshte e vertete. Ka nje renie te lehte te kreditit, por krediti aktualisht eshte ne rritje dhe kursimet jane ne rritje. Urdheroni performancen fiskale. Ka nje renie ne dogana per shkak te cmimit boteror te naftes dhe te grurit, dhe pjesa tjeter po realizohet, por ka nje realizim te plote ne tatime. Do te dalin treguesit; ju garantoj se ky ka qene deri tani dhe do te jete nje vit fare i mbare. Nuk mund te them se nuk do te kete ndikim nga bota, por ne i rritem rrogat dhe ata qe menduan se do te boshatisej buxheti dolen te gabuar.

Fushata per shembull a ndikoi mbi ekonomine?

Po te marresh performancen; tatimet kane punuar ne menyre te shkelqyer. Investimet kane vazhduar. Nuk mund te them se nuk ka pasur nje hezitim ne vendim-marrje, vete qeveria ka patur nje hezitim ne vendim-marrje. Investitoret kane pasur nje hezitim ne vendim-marrje. Nje seri anijesh kane qendruar ne rade ne det per te pritur rezultatin e zgjedhjeve, se kushedi pala tjeter u kishte bere nje premtim. Pra, nuk eshte se nuk ka patur ndonje ndikim, por nuk eshte se ka krize. Dhe po te kishte krize, une do ta pranoja i pari. Me Fondin Monetar Nderkombetar sigurisht qe do te kooperojme ngushtesisht ne kuadrin e Artikullit 4. Nuk jemi ne qe kemi shpallur bashkepunimin ne kuadrin e Artikullit 4, por eshte Fondi Monetar Nderkombetar. Sepse Shqiperia u zhvendos nga grupi i vendeve me te ardhura te uleta, ne grupin e vendeve me te ardhura mesatare. Dhe kjo eshte nje praktike standarde automate e Fondit Monetar Nderkombetar. Cfare po bejme ne? Ne po zbatojme rigorozisht ato qe kemi rene dakord me Fondin dhe do te kemi bashkepunim ne kuadrin e Artikullit 4. Te gjitha komentet e tjetra jane te pajustifikuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›