PD: Rama ngeli vetem me Nard Ndoken
Partia Demokratike ka reaguar dje ndaj kercenimeve te njepasnjeshme te kryetarit se Partise Socialiste, Edi Rama, per mosnjohjen e zgjedhjeve ne rast se nuk i plotesohen kerkesat e tyre per procesin zgjedhor, duke i cilesuar si klithma te nje humbesi. Nepermjet nje deklarate per shtyp, zedhenesja e selise blu, Erla Mehilli, vleresoi se keto jane perpjekje te kota kryesocialistit qe nuk e ndryshojne dot voten e shqiptareve. "Per sa i perket kercenimeve e presioneve per mosnjohje te zgjedhjeve, i themi z.Rama, qe ka mbetur me aleat te vetem Nard Ndoken, se jane thjesht klithma te nje humbesi qe me imagjinaten e tij te semure eshte ne gjendje te imagjinoje edhe skenaret me te kobshme vetem e vetem per te shpetuar lekuren e tij politike", deklaroi zedhenesja e Partise Demokratike. Gjithashtu, demokratet i kane cilesuar sulmet personale ndaj Kryeministrit Sali Berisha, nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, si mashtrime dhe trillime elektorale. Mehilli, deklaroi se kryesocialisti ne nje percartje skizoide iu serviri Shqiptareve edhe nje here torben e tij te turpshme te shpifjeve mashtrimeve e trillimeve elektorale dhe sulmeve personale familjare ndaj Kryeministrit. Te gjitha keto, sipas zyrtares demokrate, vetem e vetem per te mbrojtur veten nga doreheqja. Por, Partia Demokratike nuk ka preferuar t'i pergjigjet ne te njejten monedhe kryesocialistit. Mehilli i kujtoi atij se njeriu i fundit ne Shqiperi qe mund te zere ne goje familjen dhe familjaret eshte ai. "Ai dhe para se gjithash ai, ndersa sulmet e tij deshmojne ultesine e tij shpirterore dhe morale", reagoi ndaj akuzave te drejtuara kryedemokratit nga lideri i selise roze, zedhensja e Partise Demokratike. Serish, sipas saj, Edi Rama vetem e vetem per te maskuar pergjegjesine e tij per humbjen e zgjedhjeve u thote shqiptareve se koha e tyre eshte koha e maskarenjve. Ajo ritheksoi duke iu drejtuar kryesocialistit se koha eshte e shqiptareve dhe e atyre qe votuan per projektin e Shqiperise Evropiane, dhe e atyre qe votuan projekte te tjera ne keto zgjedhje. Zyrtarja demokrate vleresoi se koha e maskarenjve ne Shqiperi ka perfunduar me permbysjen e diktatures komuniste. "I kujtojme z.Rama se koha e maskarenjve ka qene koha e atyre qe firmosnin ekzekutimet e intelektualeve te pafajshem per bindje politike, e atyre qe krijuan kampet e burgjet me te egra te perqendrimit, qe zhyten vendin ne varferi e izolimin me te thelle", deklaroi Mehilli. Partia Socialiste prej disa ditesh vijon akuzat ndaj Partise Demokratike per rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.