E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Maskarada klienteliste ne KRRTRSH, zhvillohet paralelisht me ate ne KQZ

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i ka cilesuar dje vendimet e fundit te Keshillit te Rregullimit te Territorit se Republikes te Shqiperise, si vendime shkaterruese per te ardhmen, per ekonomine kombetare e per mjedisin tone te perbashket. "Qytetaret e zonave te prekura drejtperdrejte nga kjo maskarade klienteliste e korruptive e KRRTRSH-se, e cila zhvillohet paralelisht me maskaraden e KQZ-se, duhet te jene te sigurt ne vendosmerine tone per ta ndalur, me cdo mjet demokratik, "doren" qe shkaterron te ardhmen e nje atdheu te tere, per te pasuruar nje familje te vetme duke i bere pasurite e perbashketa te shqiptareve, "copa e cika" per klientet e pushtetit te kesaj familjeje", akuzoi Edi Rama. Ai tha se, nderkohe qe Partia Socialiste kerkon me te drejten qe i jep pa asnje fare dyshimi, Ligji Zgjedhor i Republikes se Shqiperise, te beje transparencen e 28 qershorit ne Berat, Tirane e Shkoder, Sali Berisha vazhdon, me shkeljen e plote te cdo te drejte demokratike e ligjore. "Kryeministri vazhdon te shkaterroje procesin zgjedhor dhe njekohesisht, te marshoje ne rrugen e vendimeve shkaterruese per te ardhmen, per ekonomine kombetare e per mjedisin tone te perbashket", kritikoi kundershtarin e tij politik per vendimet fundit te marra nga KRRTRSH, kreu i selise roze. Duke vijuar me tej akuzat e tij, lideri socialist theksoi se per qellime qe s'kane te bejne asgjekund, me te miren e perbashket te shqiptareve, po vetem perfitimin material personal e klanor, Sali Berisha tregoi edhe njehere, se arsyeja pse e do me cdo kusht pushtetin, qe votuesit nuk ia dhane ne 28 qershor, eshte qe te marre vendime si ato te djeshmet. Ku sic tha ai, me arrogancen e me injorancen e nje dallkauku primitiv, i hapi rruge zhvillimit te disa projekteve tejet te demshme per vendin. "Perrallen e respektimit te standardeve evropiane, gjate ndertimit e funksionimit te ketij perbindeshi qe nuk sjell asgje te mire per zhvillimin e qendrueshem te vendit, Sali Berisha mund t'ia tregoje "kukullave" te tryezave te vendimmarrjeve te tij skandaloze, po askujt tjeter", deklaroi Rama. Ai theksoi gjithashtu se Shqiperia s'mund te jete as vendi ku rezultatin e zgjedhjeve e imponon kryeministri dhe as vendi ku kryeministri imponon zgjedhje te renda, ne dem te zhvillimit te qendrueshem te vendit, sic eshte ky i ashtuquajtur park energjitik ne Durres. "Ne nuk do t'i njohim zgjedhjet e 28 qershorit, ne rast se nuk do te na njihet e drejta jone demokratike e ligjore, per te gjitha kontestimet tona te pamohueshme, dhe nuk do t'i njohim as ato vendime te djeshme te Sali Berishes, qe i mohojne Durresit, Lezhes, Shkodres e, ne fakt, gjithe Shqiperise, te drejten e nje zhvillimi te qendrueshem e te shendetshem per sot e per brezat qe do te vijne", theksoi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.

Rama-Berishes: S'shpeton nga e verteta

Lideri i selise roze, njeheresh kryebashkiaku i kryeqytetit, Edi Rama, duke iu drejtuar kryeministrit ne konferencen e djeshme per shtyp, i tha se Tirana ia dha edhe njehere, per te katerten here, pergjigjen per politiken e tij te urrejtjes e te injorances ndaj kryeqytetit. "Humbe ne Tirane, edhe me keq se c'ke humbur dy vjet me pare dhe strategjia jote e sulmit ndaj Tiranes, per plane e per parqe te munguara femijesh, sa here te duhet te ngresh mjegull per te kaluar, pa asnje plan e asnje kriter, jo vetem eshte e diskredituar, po nuk do te te shpetoje dot nga perballja me te vertetat e medha, qe ne do te mbrojme me ze te larte e me cdo mjet demokratik", deklaroi kryesocialisti.

Kryesocialisti: Izolimi i Shqiperise, dhurate nga kryeministri

Duke komentuar deklaratat e Oli Rehn, per liberalizimin e vizave me Shqiperine, lideri i selise roze, deklaroi se kjo ishte dicka qe ata e kishin paralajmeruar. "Kjo eshte dhurata e Sali Berishes, per shqiptaret e shqiptaret", deklaroi Rama. Sipas tij, sot eshte fakt qe Shqiperia per shkak te ketij Kryeministri, te asaj qeverie, qe nuk mori me nje mandat per te vazhduar dhe te zgjedhjeve pa standarde, eshte me e izoluar se sa ishte perpara zgjedhjeve te 28 qershorit. "Sepse nderkohe qe Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia hyne ne programin e liberalizimit, shqiptaret e shqiptaret, do te duhet te perballen me po ato veshtiresi dhe ato procedura te pamundura", theksoi kryesocialisti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›