E Diel, 1 Nëntor 2026

Igli Allmuca, kampion i aktivizimit ne fushe

Kampionatit i kane mbetur edhe kater jave deri ne fund, nderkohe qe skuadra e Dinamos e ka vene zyrtarisht kuroren e kampiones, duke ia rrembyer ate Tiranes, fale edhe humbjes se pesuar nga ekipi bardheblu, ne ndeshjen me Lacin. Lojtaret qe kane dhene me shume kontribut ne radhet e bluve jane emra te njohur te kampionat tone, te cilet kane luajtur me shume minuta gjate gjithe sezonit. Portieri Elvis Kotorri, mbrojtesi Arjan Pisha, mesfushori Igli Allmuca dhe sulmuesi Elis Bakaj konsiderohen boshti i skuadres kampione, qe arriti te mbylle nje sezon te shkelqyer, pas dy fazave te para. Jane pikerisht keta kater lojtare nga ekipi i Dinamos, te cilet kane luajtur mbi 2000 minuta, gjate gjithe sezonit. Kotorri (2160), Pisha (2206), Allmuca (2217), Bakaj (2016). Ish-mesfushori i Partizanit dhe i Tiranes, Igli Allmuca ka luajtur me shume minuta nga te gjithe futbolliste e tjere, duke shenuar nje sukses personal ne kete drejtim, Nderkaq, Elis Bakaj kryeson listen e golashenuesve te ekipit, ndersa kapiteni Pisha dhe portieri Kotorri jane nder lojtaret e repartit mbrojtes qe e kane rreshtuar Dinamon, ne nje skuader me te dhena pozitive, sa i perket numrit te golave te pesuar gjate kampionatit.

Ekipi kampion i Dinamos
Lojtari (roli) (ndeshje)
A. Hoxha (portier) 3
E. Kotorri (portier) 24
N. Belmonte (mbrojtes) 18
N. Ferraj (mbrojtes) 8
N. Malota (mbrojtes) 12
G. Muca (mbrojtes) 13
R. Peqini (mbrojtes) 2
A. Pisha (mbrojtes) 25
E. Xhafa (mbrojtes) 12
I. Allmuca (mesfushor) 26
A. Diop (mesfushor) 23
A. Hasa (mesfushor) 0
L. Malarkane (mesfushor) 19
M. Putincani (mesfushor) 19
R. Soza (mesfushor) 24
E. Vila (sulmues) 9
E. Bakaj (sulmues) 24
O. Bordufi (sulmues) 0
B. Kuli (sulmues) 9
F. Sefa (sulmues) 20
M. Timpanaro (sulmues) 3

Ecuria e Dinamos, ne 28 jave te kampionatit
Ecuria e deritanishme: 18 fitore, 11 barazime, 7 humbje
Mesatarja e golave te shenuar ne nje ndeshje: 1.66
Mesatarja e golave te pesuar ne nje ndeshje: 1.07
Fitorja me e Madhe: Dinamo-Gramozi 4 - 0
Humbja me e thelle: Shkumbini- Dinamo 4 - 0
Mosha mesatare e ekipit: 24.27

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›