E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Topalli: Vendimi, lajmi më i bukur, keqardhje që opozita s’ka bashkëpunuar Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu sot keqardhjen që kolegët opozitarë nuk kanë bashkëpunuar për të qenë edhe ata pjesëtarë të kontributi për liberalizimin e vizave për të rinjtë dhe të rejat por edhe për gjithë shqiptarët. “Gjithsesi, lajmi është për të gjithë shqiptarët, lëvizja e lirë është ëndrra e të gjithë shqiptarëve, nuk ka një komb që të ketë qenë një shekull i izoluar si shqiptarët, nuk ka një komb tjetër që ta dojë lirinë, dhe liria përveç dimensioneve të tjera, konsiston së pari në lëvizjen e lirë, në mundësinë, në lirinë për të lëvizur përtej kufijve të Shqipërisë, për të shkuar në të gjithë hapësirën Shengen”, tha përmes një komunikimi me mediat, Topalli. Nga ana tjetër, ajo theksoi se “në 20 vite, vendimi i djeshëm i komisioneres Malmstorm për vizat është më i rëndësishmi, më i mirëprituri, është lajmi më i bukur që ndonjëherë shqiptarët kanë pasur në jetën e tyre”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›