Edi Rama: Të lëmë pas gënjeshtrat, na duhet rilindje Qamil Xhani
Deklarata e pare e vitit 2012 nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, eshte bere ne rrjetin social "Twitter". Kryesocialisti ka reaguar ndaj qendrimeve te kryeministrit ne mbledhjen e djeshme te qeverise, ku Berisha foli per rritjen ekonomike dhe masat qe ka marre qeveria per shmangien e ndikimit te krizes globale financiare. Ne menyre ironike, kreu i opozites shprehet ne rrjetin social se, vendi nuk ka padrejtesi dhe as krize ekonomike. "Qeveria u propozon shqiptareve te jene te lumtur, sepse s'ka krize ekonomike, as papunesi, as padrejtesi, po vec arritje te medha boterore", shprehet Rama, ne adresen e tij personale. Me pas, ne nje tjeter koment, Rama paraqet dhe alternativen e Partise Socialiste. Ai thekson se programi i PS-se synon rimekembjen e ekonomise dhe te shtetit. "Ne propozojme nje rilindje shqiptare per te lene pas avazin e vjeter te genjeshtrave e rimekembur sebashku ekonomine, shoqerine, shtetin", shkruan Rama. Qendrimet e kreut te selise roze jane ne te njejten linje me nismen e ndermarre ne fund te vitit te kaluar nga Partia Socialiste, per prezantimin e programit politik dhe ekonomik, te etiketuar si "rilindja shqiptare". Prezantimi i ketij projekti ne takime publike do te jete dhe axhenda kryesore e opozites gjate ketij viti. Ne javen e fundit te dhjetorit, kryesocialisti Rama zhvilloi takime me te gjithe grupet e punes qe jane ngritur per detajimin e programit. Rama ka kerkuar nga perfaqesuesit e selise roze qe te shtojne kontaktet me te gjithe elektoratin, per te marre mendime mbi programin. Nje objektiv i vecante, i vendosur nga kreu i PS-se, eshte dhe marrja e mendimit te shoqerise civile dhe grupeve te interesit. Detajimi i programit, sipas kreut te PS-se, eshte procesi qe do te sjelle dhe krijimin e nje dokumenti kombetar, mbi te cilin opozita do te operoje pas ardhjes ne pushtet. Ekonomia eshte nje nder pikat kryesore te programit te PS-se. Pjesa qe eshte bere publike lidhet me taksat dhe uljen e nje sere detyrimeve per qytetaret. Kreu i PS-se dhe ekspertet ekonomik te selise roze mbeshtesin idene e vendosjes se taksave progresive, duke i rritur ato per te pasuarit dhe duke i ulur, ose hequr fare, per personat dhe familjet qe kane te ardhura minimale. Ky projekt eshte hedhur poshte nga mazhoranca dhe eshte cilesuar si nje strategji qe nuk jep efekte ne ekonomi.