Vizat dhe integrimi në BE, flamuri i shumicës
28/04/2010 Partitë aleate të mazhorancës mblidhen më 1Maj në sheshin “Nënë Tereza”
Të gjitha strukturat e PD-së janë angazhuar në përcjelljen e mesazhin te qytetarët
Mazhoranca, pasditen e 1 Majit, do të mblidhet në sheshin “Nënë Tereza”, për të festuar ato që ajo i konsideron arritjet gjatë këtyre viteve që ka drejtuar vendin, duke u përqendruar në heqjen e vizave dhe integrimin evropian. Manifestimi i 1 Majit, i lajmëruar pak kohë më parë nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, njëherësh kryetar i grupit të saj parlamentar, ka vënë në lëvizje jo vetëm strukturat e PD-së në qendër dhe bazë, por dhe ato të koalicionit qeverisës. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se të gjithë deputetët demokratë dhe strukturat partiake në të gjithë degët në vend, gjatë kësaj kohe kanë kontaktuar me mbështetësit, simpatizantët e PD-së, si dhe me qytetarët e zakonshëm. Qëllimi i këtyre takimeve mësohet të ketë qenë përcjellja e ftesës për të marrë pjesë në këtë manifestim, por edhe për të transmetuar drejtpërdrejt mesazhin për angazhimin e mazhorancës dhe vetë Qeverisë në përmbushjen e detyrimeve qytetare, kryesisht në procesin e liberalizmit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian, si dhe integrimin e vendit në strukturat europiane. Por përveç kontakteve me qytetarët në të gjithë vendin, janë zhvilluar edhe takime mes zyrtarëve të niveleve të dyta e të treta të partive aleate. Burimet bëjnë me dije se edhe përgjegjësitë e organizimit do të caktohen në bazë të peshës së secilës parti politike, pjesëtare e mazhorancës qeverisëse. Duke pasur parasysh se vetëm një ditë më parë, në Tiranë do të zhvillohet mitingu-protestë i opozitës, synimi është për të treguar peshën dhe forcën më të madhe të forcave politike aleatë me PD-në. Në funksion të përgatitjeve, çdo strukturë e Partisë Demokratike, por edhe të partive të tjera të djathta, në kryeqytet dhe në rrethe të tjera, kanë marrë udhëzime për të mbledhur sa më shumë përkrahës. Festa e 1 Majit duhet të tregojë se mazhoranca vërtet gëzon mbështetjen e popullit, ndryshe nga sa mund të përkrahet protesta e opozitës. Ndërkohë që më 30 prill të majtët në pakicë parlamentare do të protestojnë për mungesën, sipas tyre, të transparencës së zgjedhjeve përmes hapjes së kutive, për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin. Mazhoranca një ditë më pas do të festojë sukseset e saj. Manifestimi i datës 1 Maj ka qenë temë e replikave në distancë mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Por shumica parlamentare, sipas të gjitha deklaratave publike të bëra gjatë kësaj periudhe, ka si qëllim të mos lejojë që synimet thjesht dhe vetëm personale politike të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe njerëzve përreth tij, të pengojnë zhvillimin e vendit dhe udhën drejt BE-së. Prandaj, për ta shndërruar 1 Majin në festë të vërtetë të mazhorancës, janë zhvilluar takime të shpeshta mes përfaqësuesve të partive aleate. Një ndër pikat kryesore për zhvillimin e manifestimit, që përbënte problem për organizatorët deri pak kohë më parë, që kishte të bënte me vendin ku do të zhvillohej tubimi, është zgjidhur. Përkrahësit e mazhorancës do të mblidhen pasditen e ditës së shtunë në sheshin “Nënë Tereza”. Dilema erdhi për shkak të zhvillimeve të fundit në sheshin “Skënderbej”, ku Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga kryesocialisti Edi Rama, ka nisur punimet për ta rikonstruktuar. Kështu organizatorët u detyruan që festën ta zhvendosin në një tjetër shesh të madh të kryeqytetit. Kjo përbën herën e parë që PD-ja zhvillon një miting të saj në një tjetër shesh. “Skënderbej” ka qenë gjithnjë i përzgjedhuri i demokratëve, por gropa që ka nisur të hapet në të mund ta vështirësojë këtë zhvillim. Zyrtarë të lartë të mazhorancës kanë deklaruar se manifestimi do të ruajë simbolikën e datës 1 Maj (Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve). Më 1 Maj do të nderohet puna e të gjithë shqiptarëve, anëtarësimi i vendit në NATO, përshpejtimi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe liberalizimi i vizave.
Manifestimi, festë dhe muzikë
Tubimi i 1 Majit i forcave të djathta politike aleate në koalicionin qeverisës do të shndërrohet në një festë të madhe muzikore. Mësohet se mitingu do të nisë me muzikë dhe më pas krerët e mazhorancës do të mbajnë fjalimet e rastit. Menjëherë pas këtij momenti tradicional të një mitingu do të nisë festa e vërtetë. Janë dhënë porosi të veçanta që në festë të marrin pjesë grupet më të mira muzikore shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Pritet që edhe në këtë miting festiv të mos mungojë grupi që ndoqi nga afër fushatën e fundit elektorale të PD-së, “Elita 5”. Në këtë koncert mësohet se do të marrin pjesë edhe këngëtarë të tjerë të njohur si Çiljeta Xhilaga (anëtare e Këshillit Drejtues Kombëtar të PD-së). Grupi muzikor “Burn” mësohet se do t’i bashkohet këtij koncerti. Organizatorët janë kujdesur të thërrasin formacionet më të mira muzikore. Sipas porosive, mbrëmja e 1 Majit për përkrahësit e mazhorancës duhet jetë një festë e vërtetë. Ndërkohë, në rrugët e kryeqytetit janë vendosur reklama, të cilat lajmërojnë këtë tubim festiv që organizohet nga PD-ja dhe aleatët e saj. Përveç këtyre reklamave, në disa kanale televizive kanë nisur të transmetohen edhe spote publicitare me të njëjtin qëllim.
Dy mitingje brenda 24 orëve
Brenda një dite bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza” do të shndërrohen në arenën e mitingjeve të të dy kampeve të politikës shqiptare. Në 24 orë opozita dhe mazhoranca do të përpiqen të tregojnë forcën e tyre dhe se sa ato mbështeten nga populli. Pasditen e datës 30 prill, ditën e premte, opozita ka thirrur një miting proteste. Partitë politike të spektrit të së majtës shqiptare kanë thirrur simpatizantët e tyre për të protestuar, sipas tyre kundër keqqeverisjes së vendit, kundër papërgjegjshmërisë së mazhorancës aktuale. Përveç se kjo protestë do të ketë karakter ekonomik, thelbi i saj mbetet mungesa e transparencës së zgjedhjeve politike të 28 qershorit 2009. Por jo më vonë se 24 orë nga protesta e opozitës, përkrahësit e mazhorancës do të mblidhen për të dhënë mbështetjen ndaj Qeverisë së Kryeministrit Sali Berisha. Padyshim që të djathtët kanë për qëllim që t’i tregojnë opozitës së gëzojnë më shumë simpati në popull. Duke marrë në konsideratë këto fakte, por edhe deklaratat e opozitës se protesta e tyre do të vazhdojë më shumë së një ditë, organizatorët do të duhet të jenë të kujdesshëm që të evitojnë çdo lloj përplasjeje të mundshme ndërmjet qytetarëve që do të marrin pjesë në dy tubimet.
Forumi rinor i LSI-së do të manifestojnë në fillim të javës së ardhshme
Ilir Meta nuk do jetë në mitungun e ditë së shtunë
Më 1 Maj LSI pritet të përfaqësohet nga zyrtarë të saj të lartë
Manifestimet mbështetëse të partive politike, pjesë e koalicionit qeverisës, do të vijojnë edhe pas datës 1 Maj. Lëvizja Rinore për Integrim, forumi i të rinjve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të organizojë më 3 maj një ceremoni, qëllimi i të cilës është mbështetja ndaj performancës dhe linjës politike të mbajtur nga momenti i pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit 2009. Fillimisht ishte lajmëruar se LRI-ja do të organizonte tubimin e saj më 26 prill, që të kryhej në sheshin “Skënderbej”. Por më pas u vendos shtyrja për datën 3 maj. Zhvendosja erdhi si pasojë e axhendës së punës të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, për sa i përket detyrimeve të tij si ministër i Jashtëm. Megjithatë, besohet se LSI-ja do të dërgojë një përfaqësues të saj në manifestimin që do të organizohet nga aleatja e saj në koalicionin qeverisës, Partia Demokratike. Gjatë manifestimit të forumit rinor të Lëvizjes, i cili sipas organizatorëve do të ketë përmasa vërtet të mëdha, do të shprehet përkrahja ndaj vendimit të marrë pas zgjedhjeve, për të qenë pjesë e Qeverisë. Partia e Ilir Metës, i cili pas marrëveshjes me kreun e PD-së, Kryeministrin Sali Berisha, mori postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, ka nënvizuar se aleanca me të djathtët nuk është një risi alla shqiptare. LSI-ja ka theksuar gjithmonë se ajo bën pjesë në këtë Qeveri, duke synuar dhënien e kontributit në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave. Pikërisht këto dy momente, nisur nga ecuria e proceseve integruese, do të përbëjnë moton kryesore të manifestimit të anëtarëve të LRI-së. Pritet që Ilir Meta, gjatë fjalës së tij të përsërisë qëndrimin e tij dhe pozicionin e forcës politike që drejton, në raport me zhvillimet më të fundit politike në vend.
LSI në Qeveri
LSI-ja u bë pjesë e koalicionit qeveritar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes kryetarit të kësaj partie Ilir Meta dhe Kryeministrit Sali Berisha, lider i PD-së. Kjo lëvizje politike u vlerësua nga lidershipi i LSI-së si një nevojë, në mënyrë që vendi të mos përfshihej në një periudhë të tejzgjatur krize politike. Lëvizja theksoi se bëhet pjesë e koalicionit qeveritar, por duke ruajtur mbi të gjitha fizionominë e saj si një forcë politike që mbështetet te një program i majtë.