Kërkohet ndryshimi i teksteve shkollore për Gjuhën dhe Letërsinë
28/04/2010 Propozimet e akademikëve mbi përmbajtjen dhe rëndësinë e temave
Ato duhet të studiohen si lëndë të ndara nga njëra-tjetra dhe jo së bashku
Ndryshimet që duhet të pësojë mësimdhënia në lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë në tekstet shkollore të sistemit parauniversitar janë shndërruar në debatin e fundit mes profesorëve të katedrave të Gjuhës dhe Letërsisë së shumë universiteteve publike, studiuesve, albanologëve dhe akademikëve. Në një tryezë të zhvilluar ndërmjet tyre është dhënë ideja e hartimit të programeve alternative për këto lëndë të vlefshme për
shkollat e sistemit parauniversitar. Një gjë kjo e paaplikuar më parë. Ministria e
Arsimit aktualisht botimin e kurrikulës mësimore e ka mbështetur në procesin e
Altertekstit, ku për një program lëndor ka disa variante tekstesh, që përzgjidhen
sipas preferencave të vetë shkollave. Sipas propozimeve të bëra në një linjë, është kërkuar që Gjuha dhe Letërsia duhet të kenë një peshë më të madhe në tekstet shkollore të sistemit parauniversitar, e në mënyrë të veçantë edhe në shkollat e mesme. Po kështu, këta specialistë janë mbështetës edhe të idesë se Gjuha dhe Letërsia duhet të studiohen si lëndë të ndara nga njëra-tjetra dhe jo së bashku, sikundër është aktualisht në shkollat e mesme shqiptare. Ekspertet e gjuhës dhe letërsisë në këtë debat të hapur në lidhje me tekstet shkollore janë përqendruar kryesisht te libri i Gjuhës shqipe dhe ai i Letërsisë. Një pjesë e gjuhëtarëve dhe albanologëve kanë propozuar që këtyre dy teksteve t’u jepet më shumë peshë në kurrikulat e shkollës së mesme. Këtë ide ka përqafuar edhe drejtori i qendrës albanologjike, Ardian Marashi. Ai është shprehur se letërsia dhe gjuha duhet të jenë të detyrueshme për të gjithë, çka do të thotë që një pjesë e nxënësve të mos e marrin këtë lëndë të cunguar, siç ndodh aktualisht. Ndërkohë që një grup tjetër ekspertësh kanë kërkuar që për nxënësit e këtyre grupmoshave është më se e mjaftueshme marrja e informacionit të integruar, ku Gjuha dhe Letërsia të shkrihen së bashku në të njëjtin tekst. Ndërkohë që ata kanë kundërshtuar edhe ngarkesën e madhe të teksteve shkollore të këtyre lëndëve, me argumentin se kapaciteti thithës i nxënësve është i kufizuar dhe shumë njohuri të detajuara për gjuhën dhe për letërsinë ata mund t’i thellojnë në fakultetin përkatës, nëse studiojnë në këtë fushë. Deklaratat u bënë gjatë tryezës së konsultës, lidhur me politikat shkencore të këtyre dy lëndëve në arsimin shqiptar. Aty u vendos krijimi i një këshilli, i cili do t’i dorëzojë Ministrisë së Arsimit propozimet mbi këtë çështje.