Vizat festojne emigrantet ne Greqi

Te mbledhur ne nje takim me prefektin e Selanikut emigrantet shqiptare qe jetojne ne kete qytet thane ne menyre karakteristike se me ne fund pas shume vitesh edhe Shqiperia rrezoi murin e saj te Berlinit.
Duke pergezuar emigrantet shqiptare qe per here te pare marrin pjese ne zgjedhjet per pushtetin lokal edhe prefekti i Selanikut Panajotis Psomiadhis ka pershendetur kete vendim te Parlamentit Europian.
Jemi te gjithe femijet e nje Zoti. Ata qe duan te bashkepunojne dhe te jetojne ne menyre harmonike me nje popull tjeter nuk kane nevoje per viza. Viza me e mire eshte humanitarizmi dhe e verteta tha prefekti i Selanikut Panajotis Psomiadhis.
Ajo cka pret me padurim ne kete faze komuniteti shqiptar ne kete qytet dhe ne rrethinat e tij qe numeron me shume se 170000 vete eshte pajisja me karta identiteti dhe pasaporta biometrike prane konsullates shqiptare.