Vota e PE-se historike dhe fatlume per shqiptaret dhe per boshnjaket
Kreu i qeverise Berisha takon homologun e tij te Bosnje Hercegovines Mujezinovic
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje nje takim me kryeministrin e Federates se Bosnje Hercegovines Mustafa Mujezinovic dhe delegacionin qe e shoqeronte. Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen kreu i qeverise shqiptare Berisha e vleresoi viziten e kryeministrit Mujezinovic dhe delegacionit qe e shoqeronte si nje ngjarje shume te rendesishme ne marredheniet midis Federates se Bosnje Hercegovines dhe Shqiperise por edhe midis te dy vendeve dhe dy popujve tane miq.
Kryeministri Mujezinovic e falenderoi perzemersisht kryeministrin Berisha per pritjen e ngrohte dhe miqesore si dhe i shprehu atij pergezimet dhe vleresimin e madh te qeverise se tij dhe te mbare spektrit politik boshnjak per arritjet e jashtezakonshme te Shqiperise nen udheheqjen dhe qeverisjen e kryeministrit Berisha gjate ketyre viteve. Gjithashtu kryeministri Mujezinovic e vleresoi si koincidence shume fatlume faktin qe Parlamenti Evropian me nje vote historike miratoi heqjen e vizave per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes.
Kjo ngjarje u cilesua nga te dy kryeministrat si nje cast i shenuar dhe jashtezakonshem qe do te mbetet i paharruar ne kujtesen historike te te dy vendeve dhe popujve.
Gjate takimit u vleresuan marredheniet e shkelqyera politike midis dy vendeve dhe ndjenjat e miqesise tradicionale midis komit boshnjak dhe atij shqiptar. Gjithashtu u vleresuan edhe hapesirat dhe potencialet e medha per bashkepunim te frytshem ne vecanti ne fushen e turizmit te energjise ne fushen ekonomike ne fushen e arsimit te kultures te transportit infrastrukturave te rendesishme si dhe ne terheqjen e investimeve me interes te ndersjelle ne te dy vendet.
Ne kete kontekst delegacioni boshnjak vleresoi zhvillimet e jashtezakonshme dhe arritjet galopante te qeverise shqiptare gjate viteve te fundit sa i perket zhvillimit ekonomik te vendit dhe krijimit te klimes me te favorshme per biznes dhe investime. Perfundimi i korridorit te Adriatikut shtrirja e aksit rrugor dhe hekurudhor pergjate Adriatikut u vleresuan si jashtezakonisht te rendesishme per ekonomine dhe zhvillimin e te dy vendeve.
Po ashtu gjate takimit u ra dakord te konsiderohej edhe mundesia per vendosjen e linjes ajrore midis dy vendeve nje hap i rendesishem ky qe do te ndihmoje ne shkembimin dhe forcimin e lidhjeve midis dy vendeve. Dy kryeministrat rane dakord edhe per te kompletuar teresisht kuadrin ligjor me qellim nxitjen e investimeve.
Mujezinovic e pergezoi Berishen edhe per arritjet e jashtezakonshme te Shqiperise gjate ketyre viteve sic eshte anetaresimi ne NATO dhe e falenderoi per mbeshtetjen qe Shqiperia po i jep Bosnje Hercegovines ne perpjekjet e saj per anetaresim ne aleancen me te suksesshme politiko-ushtarake te koherave.
Duke iu referuar komunitetit boshnjak qe jeton ne Shqiperi kryeministri Mujezinovic e falenderoi kryeministrin Berisha per nivelin e jeteses se ketij komuniteti duke theksuar se komuniteti boshnjak ne Shqiperi jeton ne kushte jashtezakonisht te mira dhe se ata jane teresisht te integruar ne jeten e vendit.
Kryeministri Mujezinovic e informoi kryeministrin Berisha per zhvillimet e fundit ne Bosnje Hercegovine. Ne takim u rikonfirmua angazhimi i te dy vendeve per te bashkepunuar dhe per te ndihmuar e perkrahur njeri - tjetrin ne projektin e integrimit ne Bashkimin Evropian i cili konsiderohet ne te dy vendet si projekt me interes madhor kombetar.
Gjithashtu u konfirmua vendosmeria e dy vendeve per bashkepunim te ngushte per zhvillimin e metejshem te miqesise dhe bashkepunimit ne rajon ne interes te se mires e prosperitetit te te gjithe popujve dhe kombeve te rajonit.