E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerim te bashkepunimit ekonomik dhe tregtar mes Shqiperise dhe Bosnjes

09-10-2010 / Gazeta 55

Meta-Mujezinovic

Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta priti dje ne nje takim kryeministrin e Bosnje Hercegovines Mustafa Mujezinovic se bashku me delegacionin qe e shoqeronte ate. Meta dhe Mujezinovic vleresuan nivelin e marredhenieve shume te mira mes dy vendeve dhe u shprehen per forcimin e tyre ne te ardhmen. Tema kryesore e bisedimeve mes delegacioneve ishte zgjerimi i bashkepunimit ekonomik dhe tregtar mes Shqiperise dhe Bosnje Hercegovines sidomos ne fushen e energjise.
Zevendeskryeministri Meta dhe kryeministri i Bosnje Hercegovines Mujezinovic kane rene dakord per te zgjeruar bashkepunimin ekonomik mes dy vendeve dhe per te konkretizuar projekte te vecanta ne interesin reciprok por edhe ne interesin rajonal.
Meta dhe Mujezinovic jane shprehur te dy optimiste qe keto marredhenie do te njohin zhvillime te reja ne muajt e ardhshem.
Pikerisht per zgjerimin e bashkepunimit ekonomik mes dy vendeve synohet organizimi i nje forumi ekonomik ne Sarajeve ku te behen te njohura te gjitha mundesite ekonomike qe ofron Shqiperia si dhe promovomi i turizmit shqiptar ne Bosnje Hercegovine me qellim terheqjen e turisteve boshnjake ne bregdetin tone.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›