E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami Reformim te gjitha agjencive te sigurise per nje bashkepunim me te efektshem

09-10-2010 / Gazeta 55

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka deklaruar se ligji i ri SHISH-it behet me qellim per te unifikuar te gjitha agjencite e informimit me qellim qe informacioni dhe analiza dhe me pas konkluzionet mbi baze te ketij informacioni dhe ketyre analizave te jene te bashkuara nga te gjitha sistemet dhe nga te gjitha agjencite qe operojne ne kete fushe brenda per brenda sistemit te mbrojtjes. Ministri Imami theksoi se nuk ka patuar asnje kerkese nga NATO dhe SHBA per ligjin ne fjale. Sikurse kam thene disa here nuk kam pasur ndonje imput nga NATO lidhur me kete projektligj. Mund tju informoj ketu se me ndihmen e SHBA-ve kemi bere reformen e plote te sherbimeve inteligjente gje qe eshte mbyllur qe ne muajt e pare te ketij viti deklaroi ministri i Mbrojtjes.
Sipas tij nuk ka me njesi te shkeputura te cilat perpunojne ne menyre te shkeputur qe te mbledhin informacionin te nxjerrin konkluzione dhe te bejne analiza te cilat mund te jene edhe kunderthenese. Tani ne kushtet e reja te mjedisit dhe sigurise ne bote keto agjenci brenda per brenda sistemit te mbrojtjes por edhe ne nje nivel shteteror shkojne drejt kryerjes se detyrave ne nje shkalle te larte bashkepunimi deklaroi me tej ministri i Mbrojtjes Arben Imami duke komentuar diskutimet per ligjin e shumediskutuar te Sherbimit Informativ Shteteror.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›