Vizat gjallerim per ekonomine shqiptare - personalitetet e Europes do vizitojne Tiranen

Kryeministri ne mbledhjen e grupit parlamentar
Kryeministri Sali Berisha vleresoi dje ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat se heqja e vizave per qytetaret shqiptare do gjalleroje ekonomine e vendit. Ne fjalen e tij para ligjvenesve demokrate nje dite pas kthimit nga samitit dy ditor i NATO-s ne Lisbone te Portugalise kryeministri tha se takimi i Lisbones ka qene edhe nje rast i mire per tu takuar me perfaqesuesit me te larte te vendeve te Bashkimit Evropian dhe te mbare botes.
Ishte nje rast shume i vecante per mua dhe per te shprehur mirenjohjen me te thelle por edhe per te dhene garancite me te medha se qeveria shqiptare ministrite dhe te gjitha agjencite e ketij vendi qendrojne per nje bashkepunim te hapur dhe total. Ne menyre qe ky vendim historik ky vendim me i rendesishmi pas renies se perdes se hekur per lirite individuale dhe dinjitetin e shqiptareve por njekohesisht edhe bonusi me i fuqishem qe Bashkimi Evropian i ka bere ndonjehere ekonomise shqiptare sepse ka nje impakt te madh ne ekonomi dhe une pres qe ky vendim te rrise me 2 per qind prodhimin e brendshem vitin e ardhshem. Asgje nuk e ndihmon me shume trupin e njeriut sesa qarkullimi i shpejt dhe i mire i gjakut. Po keshtu asgje nuk e ndihmon me shume ekonomine sesa liria e njerezve e mallrave dhe une e quaj vertet kete bonusin me te madh qe Bashkimi Evropian i ka bere ekonomise shqiptare u shpreh kryeministri.
Berisha shprehu garanci se shqiptaret do respektojne me dinjitet te plote udhetimin pa viza ne zonen Schengen.
Ne do te qendrojme te hapur sepse jemi te bindur ne moralin ne dinjitetin e qytetareve shqiptare te cilet do te dine te respektojne plotesisht dhe teresisht te gjitha kerkesat e ketij akti te madh dhe nuk do te lejoje qe te krijohet as edhe problemi me i vogel per qeverite e vendeve anetare te Bashkimit Evropian te zones se Shengenit qe moren kete vendim ne menyre qe te mos kete asnje impakt negativ ne asnje aspekt tha Berisha.
Me tej kreu i qeverise Berisha ritheksoi se ka pasur nje bisede te shkurter me presidentin amerikan Barack Obama ka folur vecanerisht me Kancelaren gjermane Angela Merkel kryeministrin italian Silvio Berlusconi apo presidentin francez Nikola Sarkozy te cileve sic tha Berisha u ka bere te njohur perparimet qe ka bere Shqiperia.
Sarkozi dhe Merkel me premtuan se do te vizitojne se shpejti Shqiperine. Une nga ana ime i falenderova per bonusin qe shqiptaret moren me vizat dhe u premtova se nuk do te zhgenjehen pasi shqiptar nuk do te shkelin kushtet e vendosura nga BE vuri ne dukje Berisha.
Nder te tjera ne fjalen e tij para deputeteve te Partise Demokratike Berisha vleresoi se Samiti i Lisbones ishte me i rendesishmi ne 61 vitet e fundit te Aleances.
Ky samit miratoi konceptin e ri strategjik te NATO-s qe ristrukturon rolin e kesaj organizate. Koncepti i ri strategjik i NATO-s garanci per asgjesimin e rreziqeve dhe rritjen e sigurise globale tha kryeministri.
Duke e cilesuar si nje zhvillim shume pozitiv samitin e NATO-s ne Lisbone theksoi se me vendimet e ketij samiti i sherbejne paqes dhe sigurise ne bote. Berisha theksoi se ky samit ishte mjaft i rendesishem edhe per Shqiperine pasi vendi yne merrte pjese per here te pare me te drejta te plota.
Samiti i NATO-Rusi ishte edhe nje sukses i madh i presidentit Obama pasi mori vendimet per vendosjen e sistemeve anti-rakete theksoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se vendi yne eshte i gatshem te rrise kontributin e forcave ushtarake ne Afganistan dhe sipas tij Shqiperia do te jete e vendosur te qendroje atje derisa te jete e nevojshme. Kryeministri Berisha gjithashtu theksoi se Shqiperia mbeshtet anetaresimin e vendeve te Ballkanit ne NATO. Samiti i NATO-s ne Lisbone diskutoi dhe per shtetin me te ri ne Ballkan Kosoven duke e vleresuar ate si faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon beri te ditur kryeministri.
Eumlshte e rendesishme te theksoj se Samiti shprehu vleresim qartesisht pozitiv per Kosoven forcat e saj te sigurise policine e saj duke deshmuar se Aleanca e konsideron Kosoven nje faktor te rendesishem paqeje dhe stabiliteti ne rajon.
Sipas Berishes ai vete ne fjalen e tij theksoi rendesine e qe vendet e Ballkanit kane per NATO-n si dhe faktin se NATO eshte ende i nevojshem me pranine e tij ne Kosove.
Ne fjalen time nder te tjera theksova se Ballkani Perendimor eshte lsquounfinished business per Aleancen se pari per integrimin e vendeve te tjera si anetare ne kete Aleance. Se dyti domosdoshmerine e qendrimit te KFOR-it si shtylle kryesore paqeje dhe stabiliteti.
Duke cilesuar Afganistanin si nje vend mik te Shqiperise Kryeministri tha gjithashtu se prania dhe angazhimi i Shqiperise ne Afganistan te nje niveli te larte ne raport me kapacitetet e tij eshte vleresuar nga anetaret e Aleances dhe se ai ishte angazhuar se qeveria do te zgjeroje me tej pjesemarrjen sikunder do te kontribuoje ne rindertimin e Afganistani vecanerisht ne fushen e arsimit.