Ministri Haxhinasto pret Zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Evropes
Maud de Boer-Buquicchio ne konferencen antikorrupsion
Zevendessekretarja e Pergjithshme te Keshillit te Evropes znj. Maud de Boer-Buquicchio po viziton Shqiperine me ftese te Ministrit te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto. Ajo do te marre pjese ne Konferencen mbi luften kunder korrupsionit ne Shqiperi qe organizohet ne kuader te projektit te bashkepunimit ndermjet Komisionit Europian dhe Keshillit te Evropes.
Gjate takimit te zhvilluar ne Ministrine e Puneve te Jashtme Ministri Edmond Haxhinasto vleresoi kontributin personal te Buquicchio ne drejtimin e Keshillit te Evropes vecanerisht ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut luften kunder dhunes ndaj femijeve trafikimit te qenieve njerezore krimit te organizuar dhe korrupsionit. Ai nenvizoi se Qeveria e Shqiperise eshte e perkushtuar qe te vazhdoje me tolerance zero perpjekjet per parandalimin dhe luften kunder korrupsionit si dhe te nxise qeverisjen e mire dhe transparente ne sherbim te qytetareve.
Rezultatet e prekshme ne luften kunder krimit dhe korrupsionit e kualifikuan Shqiperine ne marrjen e statusit te levizjes pa viza.
Buquicchio duke vleresuar perpjekjet dhe arritjet e qeverise shqiptare ne kete drejtim theksoi se pjesemarrja ne Konference do te sherbeje per te njohur me nga afer masat konkrete qe po ndermerren per te luftuar kete fenomen ne Shqiperi. Te dy bashkebiseduesit shkembyen mendime mbi bashkepunimin intensiv mes Keshillit te Evropes dhe Shqiperise si dhe rreth rolit te organizates ne proceset integruese te Ballkanit Perendimor.
Zevendessekretarja e Pergjithshme e Keshillit te Europes Maud de Boer Buquicchio nisi dje nje vizite dy ditore ne Tirane. Ajo mori pjese ne konferencen Reforma kunder korrupsionit ne Shqiperi e organizuar nga Keshilli i Ministrave.
Gjate dates vizites se saj ne Tirane Buquicchio do te takohet me kryeministrin e vendit Sali Berisha presidentin Bamir Topi dhe kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama.