E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Te gjitha potencialet ne funksion te crrenjosjes se kancerit te shoqerise

23-11-2010 / Gazeta 55

Kryeministri e vlereson betejen kunder korrupsionit si nje nder reformat me te suksesshme te qeverise prej se ciles buxhetit te shtetit iu shtuan 188 miliarde leke te cilat u kthyen ne rroga dhe pensione si dhe investime infrastrukturore ne te gjithe Shqiperine

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje gjate punimeve te konferences kushtuar reformave te qeverise ne luften kunder korrupsionit se ekzekutivi shqiptar sdo ndale luften me tolerance zero ndaj ketij fenomeni.
Kreu i qeverise solli ne vemendje se ishte pikerisht ky zotim dhe vullnet i palekundur i mazhorances qe solli rezultatet spektakolare perballe nje beteje te eger dhe te veshtire risku i se ciles varej nga angazhimi dhe serioziteti i kursit te reformave te cilat rezultuan nje sukses i vertete. Kryeministri e cilesoi fenomenin e korrupsionit si armikun kryesor si armikun kryesor te shoqerise se lire shqiptare.
Ne mblidhemi sot per te trajtuar nje problem nder me themeloret te nje shoqerie te lire konkretisht te shoqerise se lire shqiptare e cila ka tek korrupsioni armikun numer nje te lirise te te drejtave te mireqenies se qytetareve shqiptare ka tek korrupsioni mater matris - nenen e te gjitha te keqijave te te gjitha fenomeneve te tjera. Ndaj kjo konference eshte jashtezakonisht e rendesishme sikunder eshte e rendesishme cdo perpjekje dhe nje lufte konstante e panderprere per te fituar betejen me kete fenomen i cili per kah demi dhe pasojat ne nje shoqeri mund te krahasohet plotesisht me nje proces neoplazik mund te krahasohet me kancerin. Njelloj si kanceri po te mos luftohet edh korrupsioni rrenon. Ashtu sic rrenon kanceri qenien njerezore qofte se nuk mjekohet dhe luftohet po keshtu edhe korrupsioni rrenon nje shoqeri te lire dhe me krizen e fundit financiare qe pame krijoi nje cunam te vertet ekonomik dhe financiar boteror. Por e verteta eshte se po kanceri luftohet dhe kerkon guxim qendrim te kthjellet vendosmeri dhe vullnet te hekurt per ta mundur. Po keshtu edhe korrupsioni luftohet edhe beteja me korrupsionin fitohet edhe lufta me korrupsionin fitohet u shpreh kryeministri Berisha.
Ne prani te Zevendessekretares se Pergjithshme te Keshillit te Evropes Maud de Boer Buquichio kryeministri Berisha tha se nje nga reformat me te suksesshme te qeverise se tij qe prej ardhjes ne pushtet ne korrik te 2005-es ka qene lufta me tolerance zero ndaj korrupsionit. Per kete kreu i qeverise zhvilloi nje ekspoze te permbledhur te te gjitha arritjeve te ekzekutivit ne kete lufte me fenomenin me te demshem te shoqerise.
Ne cdo vendim te qeverise kriteri i pare ishte eshte e do te mbetet lufta kunder korrupsionit dhe ky eshte kushti i kushteve per sukses. Ne pamje te pare ne keto vendime te duket se po humbet. Po ju jap nje shembull te thjeshte. Dhjetera tarifa te marra se bashku mund te sillnin ne arken e shtetit edhe 50 60 apo 70 milion euro por po kaq perfundonin ne xhepat e zyrtareve. Keto u hoqen te gjitha dhe u be shume mire. Lufta kunder korrupsionit eshte e vlefshme per cdo cmim. Faktet predominojne mbi fjalor thote nje shprehje latine. Po i referohem taksave aty ku dhe jane parate. Zonja dhe zoterinj ne vitin 2004 me taksen e vleres se shtuar ky vend ka mbledhur 58 miliard leke ndersa ne vitin 2009 me gjithe krizen boterore dhe pasojat e saj mbi Shqiperine me te njejtin nivel ky vend ka mbledhur 110 miliard leke. Ne vitin 2004 me nje takse te nivelit 23 perqind te ardhurave personale buxheti i shtetit ka inkasuar 6.9 miliard leke ndersa ne vitin 2009 nga 6.9 jane inkasuar 27 miliard leke. Akcizat ne vitin 2004 jane inkasuar 15.8 miliard leke ne vitin 2009 jane inkasuar 34 miliard. Ne total para nisjes se kesaj beteje buxheti i shtetit inkasoi 97 miliard leke pas kesaj beteje 188 miliard leke. Ky eshte realiteti deklaroi kryeministri Berisha.
Duke premtuar mos ndaljen e luftes kunder fenomenit korruptim Berisha paralajmeroi se askush smund te kete imunitet ndaj ketij brejtesi te shoqerise.
Luften kunder korrupsionit do te mund ta bejme me sukses ne rast se nisemi nga nje rregull nuk ka imunitet ndaj tij askush nuk eshte imun ndaj korrupsionit. Pa kete kusht lufta kunder korrupsionit nuk do te mund te jete e suksesshme. Nuk eshte fjala per imunitetet ligjore por se qenia njerezore si e tille cilado qofte dhe kudo qe te jete nuk ka imunitet ndaj tij. Rendesi te jashtezakonshme kane reformat te cilat bejne qe rrezja e diellit transparenca te penetrojne ne cdo qoshe ne cdo qelize et jetes publike apo private te shoqerise vijoi me tej Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›