"Vizat, liberalizimi brenda vitit"

Ministri i Jashtem, Lulezim Basha, i ftuar ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, deklaroi se ne gjashte mujorin e pare te mandatit te dyte, ky proces mund te perfundoje. "Sot askush nuk mund te thote nje date fikse per liberalizimin e vizave. Ne jemi perpara nje momenti shume te vecante te liberalizimit te vizave", beri te ditur Basha. Sipas tij, ne muajin mars vijne tre nga gjashte inspektimet e Komisionit Evropian per te pare zhvillimet ne terren, ka te beje me dokumentet e identifikimit, me sigurine e kufijve dhe me drejtat e njeriut dhe te minoriteteve. Duke shpjeguar rrugen qe do te ndiqet drejt liberalizimit te vizave, shefi i diplomacise shqiptare thote se ky proces qe perbehet ne vetvete nga mbi 117 takime me strukturat administrative te shtetit shqiptar, permbyllet me nje raport ekspertesh nga Komisioni Evropian. "Ky raport pritet ne periudhen maj-qershor. Raporti teknik qe i dergohet Komisionit Evropian, perkthehet ne nje raport politik dhe pritet ne periudhen korrik-shtator", beri te ditur Basha. Sipas tij, ky raport politik, i cili i rekomandon Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian, te ndryshoje traktatin e Bashkimit Evropian duke lejuar levizjen pa viza te qytetareve shqiptare ne zonen Shengen, duhet te marre vulen e ketij keshilli brenda nje periudhe te caktuar. "Viti 2009 do te jete vit vendimtar per kete proces. Une besoj se gjashte mujori i pare i mandatit tone te dyte, do te jete momenti per vendimin politik dhe besoj se brenda 12 mujorit te pare te mandatit tone te dyte, qytetaret shqiptare do te levizin te lire brenda hapesires Shengen", shprehur sigurine ministri i Jashtem, Lulezim Basha. Duke folur per permbushjen e kushteve qe duhen per mbylljen e ketij procesi, ai beson se detyrat jane plotesuar. "Me e rendesishmja dhe me kritikja per detyrat jane kriteret politike, ashtu sic u shpreh edhe zoti Fratini, lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, dhe suksesi i konsoliduar ne kete lufte eshte celes", sqaroi Basha. Sipas tij, imitatoret objektiv te Shqiperise, jo retorika e qeverise, apo kundra retorike e opozites eshte jashtezakonisht e favorshme ndaj Shqiperise. Per shefin e diplomacise shqiptare, fakti qe TIA nga te gjitha vendet e rajonit, e njeh Shqiperine ne distance per sa i perket masave objektive ne luften kunder korrupsionit, qofshin ato ne thjeshtimin e procedurave administrative, apo te heqjes se cdo mburoje per zyrtaret e korruptuar eshte padyshim nje kredibilitet. "Keto kritere ne i kemi plotesuar dhe na mbetet vetem te mos rreshqasim nga pozitat qe ne kemi sot", beri te ditur ministri Basha.
"Pse Shqiperia duhet te aplikoje brenda Presidences ceke ne BE"
Shefi i diplomacise shqiptare duke folur per integrimet e Shqiperise, eshte ndalur ne arsyet se pse vendi yne duhet te aplikoje gjate Presidences ceke. "Nje porte e hapur nuk ka nevoje te trokitet, kemi nje raport me Presidencen ceke, kemi nje mirekuptim te plote nga KE, me keto kushte mund te themi qe jane pjekur te gjitha elementet qe te ecet perpara me aplikimin", shpjegoi Basha. Sipas tij, Nisja ne kete moment do te thote qe do te mberrijme aty ku duam pak me heret. "Aplikimi ne Presidencen ceke, i hap rruge anetaresimit te plote. Nese ndryshimi rrenjesor i Shqiperise dhe imazhi i vendit tone vazhdon te eci ne kete drejtim, shume shpejt do te jemi ne BE. Askush nuk e di se kur mund te anetaresohemi ne Bashkimin Evropian", deklaroi ministri i Jashtem, Lulezim Basha.
Avantazhet e shqiptareve per hyrjen ne Bashkimin Evropian
Ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulezim Basha, duke folur per anetaresimin e vendit tone ne Bashkimin Evropian, sqaroi edhe avantazhet qe do te kene qytetaret pas ketij anetaresimi. Ai tha se pervec levizjes se lire ne BE, gjithashtu do te kete nje tregti te lire, pa dogane, pa letra, pa kontrolle. "Zhvendosja e shqiptareve ne hapesiren evropiane si qytetare evropiane, ku mund te marresh pjese ne zgjedhje, pervec atyre kombetare, jane disa prioritete", deklaroi Basha. Sipas tij, avantazhe te fuqishme jane ato qe ndodhin ne Shqiperi, per shkollat, per spitalet, per prodhimet bujqesore, per pylltarine, per ambientet, per politikat e punesimit. "BE vjen me nje set standardesh, qe nje vend anetar do te duhet t'i plotesoje. Nese nuk i ploteson, ndihmohesh me nje pakete ndihme si ne infrastrukture, ashtu edhe ne permbushjen e ketyre standardeve", theksoi shefi i diplomacise shqiptare.
Ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulezim Basha, deklaroi se qeveria shqiptare i ka permbushur te gjitha kriteret politike dhe kriteret teknike, edhe pret qe brenda gjashte mujorit te mandatit te dyte, Bashkimi Evropian te vendose heqjen e vizave.
Per sa i perket bashkimit te Ministrise se Integrimit dhe asaj te Jashtme ne nje te vetem, Basha sqaroi se kjo nuk mund te jete e mundur, pasi vendi yne ka ceshtje diplomatike per te ndjekur, sic eshte Kosova, NATO dhe BE.
200% Eshte Ulur refuzimi i vizave nga ana e ambasadave te huaja ne vendin tone, pas marreveshjes se lehtesimit te vizave. Ministri i Jashtem, Lulezim Basha, tha se perpara hyrjes ne fuqi te marreveshjes se lehtesimit te vizave, refuzimet kane qene mbi 40%.
"E majta ka dy parti, qe te gjitha sondazhet tregojne se hyjne ne Parlament, ndoshta edhe 3 parti. Ne kete drejtim, strategjia e koalicionit te drejtuar nga PD duhet te jete e tille, qe te pergjigjet ne te njejten menyre".