E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ushtaraket ne proteste: Qeveria te mbaje premtimin

Fier- Zvarritjet per statusin dhe perfitimet qe vijne nga ligjet, kane hedhur ne proteste 100 ish-ushtarake ne lirim, ne Fier. Mesditen e djeshme, shoqata e mbeshtetur edhe nga anetaret e saj ka zhvilluar nje tubim para godines se teatrit "Bylis". Duke mbajtur pankarta ne duar, ata kane kerkuar te drejtat e ligjeruara edhe nga Gjykata Kushtetuese, vendimi i te ciles, sipas pretendimit te ish-ushtarakeve, nuk po zbatohet nga qeveria. Nje perfaqesi e Shoqates se ish-Ushtarakeve, ka dale para te pranishmeve dhe ka folur per kerkesat e tyre qe nuk jane permbushur prej qeverise Berisha. "Kemi qendruar me shprese se qeveria do ta bente me kohe ate qe kishte premtuar", ka thene Ruzhdi Xhepa, kryetari i shoqates. Ai akuzoi se nuk po zbatohet vendimi i Gjykates Kushtetuese, qe ka mbi dy vjet qe shtyhet pa dhene asnje shpjegim. "Ne kerkojme qe te perfitojme statusin dhe shperblimin, ashtu sic na takon", ka deklaruar me tej Xhepa.

Me pas kane folur edhe ish-ushtarake te tjere, te cilet jane ne lirim apo kane dale ne reforme. Ata kane pohuar se, kerkesat e tyre jane thjeshte ekonomike dhe kane te bejne me zbatimin e kerkesave te nje shteti juridik. Por ish-ushtaraket nuk kane harruar edhe tragjedine e Gerdecit, ku vune ne dukje se fajtoret jane jashte, nuk ndodhen ne burg. Madje ata bene pergjegjese edhe qeverine per kete ngjarje.

"Me shitjen e armatimeve te ndryshme apo municioneve, me demontimin e municioneve te ndryshme dhe me te ardhurat e grumbulluara, qeveria duhet te kishte plotesuar me kohe, kerkesat tona per pensionet", deklaruan ish-ushtaraket gjate protestes se djeshme. Nepermjet parullave te tyre, ata kerkonin marrjen e masave te menjehershme per zbatimin e vendimit, ndryshe paralajmeruan pershkallezim te protestes. "Edhe pse keto kerkesa ne i kemi fituar nga Gjykata Kushtetuese qe dy vjet me pare, perseri nuk jane plotesuar, sic na takojne me ligj", perfundoi Xhepa fjalen e tij. Protesta ka vazhduar e qete per rreth 30 minuta dhe me pas protestuesit, jane shperndare pa u shenuar asnje incident. Policia e Fierit ka ndjekur nga larg zhvillimin e saj, pa qene nevoja per te nderhyre.

Vendimi

Dy vjet me pare Gjykata Kushtetuese i dha te drejte Shoqates se ish-Ushtarakeve te liruar apo te nxjerre ne reforme, per te perfituar shtesen e pensionit te kerkuar, duke vene ne dukje se vendimi duhet te zbatohej nga qeveria.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›