Bishat e reja te Jugosllavise se vjeter
Njezet vjec ose pak me shume veshur me te zeza mbushur me tatuazhe me kryqe ortodokse. Me urrejtje Ne mendje ngulitur mitin e nje Serbie te madhe qe nuk kane njohur kurre qofte edhe per shkak te moshes. Nacionaliste te semure shpesh here te dehur gjithmone ne kerkim te sherrit.
Keta jane protagonistet kryesore te sfides midis Italise dhe Serbise nje ndeshje futbolli nje feste per familje e transformuar ne nje vitrine nderkombetare per anen me te erret te shoqerise serbe.
Disa qindra ultras te Yllit te Kuq te Beogradit ekstremiste te djathte te dhunshem dhe te mire-organizuar arriten te marten te hyne ne stadiumin Ferraris te Xhenovas me gershere shkopinj thika dhe shashka.
Pasi mbajten peng per nje pasdite te tere qendren e qytetit duke thyer xhama dhe kercenuar kalimtare te tmerruar vendosen te sabotonin ndeshjen dhe ia dolen mbane ne menyre te perkryer.
Nuk mungoi edhe nje vizite e shkurter brenda autobusit te kombetares serbe. E shkurter por mjaft domethenese duke pasur parasysh se portieri titullar Stoikovic refuzoi te zbriste ne fushe dhe u gjet ne dhomen e zhveshjes italiane i mbledhur kruspull nga frika sic tregoi Prandelli trajneri i te kalterve.
Pra asgje nuk u la manget pjesa antike e Xhenoves u vandalizua me shkrime dhe thyerje lojtaret serbe u kercenuan aq sa dridheshin nga frika dhe ndeshja u pezullua per shkak te dhunes se ushtruar brenda stadiumit.
Nuk mungoi as racizmi etnik lidhur ngushte me kete lloj ultra-nacionalizmi qe i shkaktoi Serbise nje figure mjerane ne euro-vizion. Grupi i ultraseve te organizuar vinte nga i njejti ambient ku u rrit famekeqi Tigri Arkan eljko Ranatovi lideri i para-ushtarakeve serbe qe shkaktoi vaj te pafund ne Bosnje me pare dhe ne Kosove me vone.
Si pasoje u dogj flamuri shqiptar dhe u inskenuan thirrje kunder pavaresise se Kosoves nje zhargon i njohur per nostalgjiket e Milloshevicit.
Duke lene menjane faktin qe mjaftuan 500 cunake te dhunshem per te kapur mat forcat e rendit italiane dhe qe keta lloj tifozesh nuk duhet te shohin nje stadium as me dylbi jo me te udhetojne per mijera kilometra pa asnje kontroll duke mos diskutuar pra keqmenaxhimin e situates nga policia italiane dhe mungesen totale te bashkepunimit te sherbimeve nderlidhese serbe lind nje pyetje - A ka nje regji te perbashket qe harmonizon veprimet e ekstremisteve nacionaliste per nje objektiv te caktuar Nese po cili eshte ky qellim
Shume analiste vendosin ne te njejtin fokus trazirat e Xhenoves me perleshjet e se henes te ndodhura ne Beograd ku molla e sherrit ishte nje miting homoseksualesh 120 te plagosur shumica ishin police.
Qellimi i perbashket i niperve te Milloshevicit eshte te pengohen bisedimet per hyrjen e Serbise ne BE duke krijuar ne opinionin publik evropian imazhin e nje Serbie akoma unfit e papershtatshme.
Sepse nje Serbi ne BE nenkupton nje normalizim te raporteve me fqinjin Kosovar deri ne njohjen e plote te pavaresise.
Ndoshta kjo gje do te ndodhe pas shume vitesh kur ka per te qene thjesht nje formalitet. Per te djathten ekstremiste kjo do te ishte humbja e betejes se fundit dhe do te duhej perdorur cdo mjet per ta ndaluar. Futbolli ne kete rast eshte thjesht skena ku ka me shume spektatore amplifikator i pavullnetshem i nje programi politik te dhunshem.
Njerez si Ivan Bogdanovic i cili personalisht dogji flamurin tone dhe kryesoi sulmet e tifozeve mendohet te jene krahu operativ i nje organizate politiko-ushtarake kokat e se ciles gjenden diku tjeter.
Beogradi zyrtar heret a vone duhet te ballafaqohet me kete realitet tashme njezetvjecar sepse turpe te tilla nuk jane me te tolerueshme per ambicien evropiane te nje populli te tere.
Sepse vetem me nje Serbi te lire nga fantazmat e se kaluares mund ti hidhet nje grusht uje fucise se barutit me emrin Ballkan.