E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat për Kosovën, Zhbogar: Në fund të pranverës merret udhërrëfyesi

Përfaqësuesi special i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar është shprehur i bindur se deri në fund të pranverës së këtij viti, Bashkimi Evropian do t`i dorëzojë institucioneve të Kosovës udhërrëfyesin për liberalizmin e vizave.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një konference të organizuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, me temën “Mobiliteti artistik nga perspektiva filozofike dhe artistike”.

Autoritetet vendase ndërkaq shprehen të përkushtuara për përmbushjen e kritereve që dalin nga ky udhërrëfyes.

Në fillim të vitit, Komisioni Evropian hapi zyrtarisht procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën, por ende nuk e kanë dorëzuar udhërrëfyesin për këtë proces, pasi siç thuhet ai ende nuk është hartuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›