Rusi Medvedev zyrtarisht kryeminister

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, Duma Shtetërore, e ka konfirmuar ish presidentin Dmitri Medvedev, në postin e kryeministrit, një ditë pasi Vlladimir Putini u inaugurua në postin e presidentit te vendit . Ligjëvënësit në Duma votun 299 pro për Medvedevin, ndërsa 144 ishin kundër. Partia Rusia e Bashkuara, që është aleate e Kremlinit, e mbanë shumicën e vendeve të deputetëve në Dumën Shtetërore. Në këtë mënyrë, konfirmimi i sotëm e ka kompletuar ndërrimin e posteve ndërmjet Putinit e Medvedevit. Ndërrimi i posteve ka hasur kundërshtimin e mijërave rusëve të cilet kanë protestuar në rrugët e Kremlinit, si pasojë disa protestues janë arrestuar nga autoritetet policore, por janë lënë të lirë sërish pas disa orësh. Putin u zgjodh president me 64 % të votave më 4 mars. Ai ka shërbyer si president i vendit në vitet 2000-2008 e më pas mbajti postin e kryeministrit të vendit, post i cili tashmë do të mbahet nga Dimitri Medvedev