Timoshenko Ukraina shtyn samitin

Ukraina ka shtyrë samitin e liderëve të Europes Qendrore dhe Lindore i planifikuar për 11 dhe 12 maj në Jaltë. Vendimi vjen pasi disa prej liderëve europianë deklaruan se do ta bojkojnë atë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës tha se përderisa një numër i caktuar liderësh të vendeve europianë nuk do të marrin pjesë në samitin e 18 të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, Ukraina e sheh të arsyeshme të mos e zhvillojë këtë samit.
Shkak i bojkotit është trajtimi që po i bëhet në burg lideres së opozitës Julia Timoshenko.