E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten 5 kryengrites kurde ne juglindje te Turqise

Të paktën pesë kryengritës kurdë kane humbur jeten si pasoje e përleshjeve me forcat e sigurisë turke në pjesën juglindore të vendit . Lajmin e kanë bërë me dije mediat vendase. Agjencia e lajmeve Anatolia ka njoftuar se pesë luftëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK), dy prej tyre femra, janë vrarë në qytetin Tatvan të provincës Bitlis, provincë me popullsi kurde .

Ky incident ndodhi një ditë pasi nga përleshjet e ngjashme në provincën e afërt Sirt, u vranë dy kryengritës. Analistet thonë se luftimet zakonisht përshkallëzojnë në pranverë kur shkrihet bora në malet përgjatë kufirit ndërmjet Turqisë e Irakut.

Partia Punëtore e Kurdistanit gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi dhe në Shtetet e Bashkuara. Luftëtarët e kësaj partie i kanë marrë armët në dorë në vitin 1984, në pjesën juglindore të Turqisë, duke shkaktuar konflikt, nga i cili kanë humbur jetën afro 45 mijë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›