E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Basha: Kriteret e BE për vizat janë përmbushur, presim vendimin pozitiv Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, deklaroi sot se Shqipëria i ka përmbushur të gjithë kriteret e udhërrëfyesit të Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave. Në fjalën e mbajtur gjatë një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Sigurisë së Brendshme, Basha tha se “tensionimi i qëllimshëm apo përpjekja për tension social dhe politik nëpërmjet protestave, për të cilën është përdorur një retorikë e papranueshme, nuk le asnjë gjurmë të mirë dhe asnjë shije të mirë tek partnerët tanë dhe natyrisht që kjo nuk jep asnjë kontribut pozitiv për procesin e liberalizimit të vizave”. “Shqipëria ka bërë progres solid e të dukshëm në plotësimin e kritereve dhe ne presim nga Komisioni Evropian, brenda një kohe jo fort të largët, një propozim pozitiv për heqjen e vizave”, siguroi ministri i Brendshëm. Përsa i përket kritereve teknike për vizat, ai tha se Shqipëria është e para në rajon, madje dhe para atyre vendeve që kanë përfituar tashmë nga liberalizimi. Por, sipas tij, se kur do të ndodhë ky proces për vendin tonë do të varet vetëm nga axhenda e Brukselit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›