E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, pritet sa më shpejt rekomandimi i PE-së

Heqja e regjimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve Shengen ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare të procedurave që kanë institucionet e BE-së. Duke e përcaktuar si një lajm të mirë, komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule tha dje se ju e dini se vlerësimi nga ana e komisionit u dorëzua më 6 maj; ndërkohë që nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian pritet që sa më shpejt që të jetë e mundur të dorëzojnë rekomandimet përkatëse. Pra mbetet çështje ditësh që këto dy institucione të marrin vendimin e tyre, pasi rekomandimi i KE-së është pozitiv. Ndërsa për sa u përket bisedimeve për statusin, puna vështirësohet nga situata politike bëri të ditur Fule. Ndërsa zyrtari i lartë spanjoll, vendi i të cilit po mban Presidencën e radhës të BE-së tha se është bërë progres në këtë rrugë dhe BE është në favor të liberalizimit. Garrido tha se ne jemi në favor të liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor dhe kemi vënë në dukje se Shqipëria ka bërë progres në këtë drejtim duke i përmbushur kriteret. Nga biseda jonë sot u vu re se Shqipëria është në rrugën e duhur për të përfituar nga liberalizimi i vizave së shpejti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›