E Diel, 1 Nëntor 2026

Pannella: Kam dashur tre a katër burra në jetën time

Marco Pannella, kryetari i Partisë Radikale në Itali, dy ditë më parë ishte në Tiranë, duke shënuar një nga të huajt e pakët në mbështetje të grevës së urisë që kanë nisur socialistët. Por sapo është larguar nga Shqipëria, ai ka bërë disa deklarata bombë në median vendase për jetën e tij private, duke pranuar biseksualitetin e tij dhe madje duke deklaruar se ka dashur shumë 3 ose 4 burra, ndërkohë që bashkëjetonte me një miken e tij. Ne jetë kam pasur tre apo katër burra që i kam dashuruar shumë, - ka thënë Pannella dhe më tej ka shtuar se shoqja e tij, Mirela, 40-vjeçare, nuk ka qenë xheloze për këto lidhje të tij. Ndërkohë Pannela ka pranuar në këtë rrëfim të veçantë se ska pasur kurrë dëshirë të kishte fëmijë. Politikani italian vizitoi kampin e grevistëve të vendosur në bulevardin Dëshmorët e kombit i shoqëruar nga kryesocialisti Rama dhe krerë të tjerë të selisë rozë. Pannella tha se mbështeste grevën e opozitës dhe solidarizohej me ta, ndërsa në dorë mbante një lule në simbol të paqes. Duke shfaqur admirimin e tij për grevistët, të cilët janë të vendosur ta çojnë deri në fund kauzën e tyre, Pannella tha se edhe në Itali veprohej kështu për votën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›