E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizatime nën efektin e erës

Artisti italian Francesco Pedrini prezanton sot, ora 18.00 projekti Vento, në mjediset e Institutit Italian të Kulturës. Vento paraqet një seri vizatimesh të realizuara me një kompresor ajri duke u nisur nga imazhet në negativ të fotografive të shkrepura nga kërkuesit në fushën e meteorologjisë. Pedrini ofron një spektakël mbi kufijtë dhe pengesat, fituesit dhe humbësit që vijnë nga të gjitha drejtimet, e që e zhvesh njeriun nga qenia e tij hero në qenien e tij njeri. Ekspozita është e hapur deri në 11 Maj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›